Pinknews
I fali tradhtinë, Bora Zemani tregon a do shkojë drejt altarit me Donaldin
Moderatorja Bora Zemani ka rrëfyer se në marrëdhënien e saj me aktorin, Donald Veshaj po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm.
Prezantuesja ka rrëfyer se ky vit e ka konsoliduar më tepër marrëdhënien e tyre dhe ndërsa tregoi edhe detaje nga filmi i tyre “5 herë jo”.
Bora Zemani u shpreh se gjatë marrëdhënies së tyre 5-vjeçare “ka pasur mbi 500 herë ‘jo’”, duke shtuar se shpreson që pas kësaj t’i thonë vetëm “po” njëri-tjetrit.
“Po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm. Projekti më i rëndësishëm ka qenë filmi “5 herë jo”. Ishte eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe rol i rëndësishëm si producente. Kam pasur shumë orë të gjata pune. Ky projekt na ka rritur të dyve bashkë, ky vit më tepër e ka konsoliduar marrëdhënien tonë. Ka puthje në filma, janë bërë edhe dubla sepse duhen xhiruar nga kënde të ndryshme jo se kishim vështirësi për tu puthur. Ka pasur puthje, edhe në prapaskenë e sheshxhirime. Në këto 5 vite që jemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 herë “jo” (qesh), dhe jo vetëm nga unë. Shpresoj që pas këtij filmi, të themi vetëm “po” për çdo gjë”, u shpreh moderatorja.
E pyetur a do të shkojë drejt altarit me aktorin, i cili e tradhtoi gjatë kohës që ishte në shtëpinë e BBV me Beatrix Ramosaj, prezantuesja Bora Zemani u shpreh se martesën nuk e shikon si diçka të rëndësishme, pasi nuk do të ndryshonte asgjë në marrëdhënien e saj me aktorin.
“Martesën nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme, se nuk më bën ndonjë ndryshim në jetën time të martohem apo jo me Donaldin.
Ne jetojmë bashkë, shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet, nuk do të më ndryshonte diçka në raportin tonë një martesë. Kërcimi në DËTS, le të jetë një kërcim dasme”, tha Bora Zemani.
Ndërkohë mësohet se moderatorja dhe aktori kanë vendosur të martohen. Çifti do të shkojnë drejt altarit verën e ardhshme, por ende s’kanë vendosur një datë të saktë.
Sipas burimeve për Prive, çifti kanë nisur planifikimin e ceremonisë nga tani, madje edhe kanë njoftuar disa miq të tyre që të koordinojnë pushimet e tyre me dasmën.