Connect with us

Aktualitet

Demaliaj ndaj SPAK për Berishën: O ta marrë e ta plasë brënda, ose ta lirojë nga akuzat

Analisti Ilir Demaliaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Sali Berishës, ku e cilësoi SPAK-un si organizatë kriminale.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Demaliaj shkruan se fakti që Berisha nuk zbaton urdhërat e thirrjes në Gjykatë, tregon gjëndjen e rëndë të gjithë hallkave të shtetit, drejtësisë-medias dhe shoqërisë.

”Gjelat e SPAK-ut

Berisha e quajti SPAK dje organizatë kriminale. Duman -Dumja-Dumllaja, të marrë gjithë SPAK-karsit dhe të dalë nga ajo godinë dhe ti vënë drynin nga jashtë. Janë kthyer në kllounë cirku, qesharakë dhe të pabesueshëm dhe duken si gjelat e fryrë me rastin e Vitit te RI.

Fakti që Berisha në çdo orë, në cdo tallava mediatike, tall bythën, nuk i përfill, nuk zbaton urdhërat e thirrjes në Gjykatë, sfidon shtetin, poshtron gazetarucët e tallet me ato në banaqet telivizive siç ata e meritojnë, e gjitha kjo çfaqje e neveritëshme tregon gjëndjen e rëndë të gjithë hallkave të shtetit, drejtësisë-medias dhe shoqërisë.

SPAK, O ta marrë për bythe dhe ta plasë brënda, ose ta liroj nga të gjitha akuzat dhe mos i çajë trapin njerëzve me çfaqje cirku me Berishën”, shkruan Demaliaj.

Advertisement