Connect with us

Kosova

‘Shqiptarët në Luginë i përçau Kurti me aktorët lokalë -Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin’

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka përçarë shqiptarët në Luginë, teksa dhe ka përmendur edhe emrat e Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit. Sipas tij, këta kanë ndikuar që shqiptarët në Luginë të përçahen.

“Edhe tani, në zgjedhjet e vitit 2023 unifikimi i shqiptarëve nuk ka mundur që të ndodhë. Kushdo qoftë që na dëgjon tani duhet ta kuptojë. Shqiptarët e Luginës nuk janë të përçarë por na kanë përçarë, edhe në këtë rast na kanë përçarë kryeministri Kurti dhe askush tjetër. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Në vitin 2022 edhe tani, nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, kemi pasur qasje që ka dashur të unifikojë prapë shqiptarët, por ndërhyrja e Prishtinës, pra e Kurtit me disa aktor lokal siç është Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani e kanë bërë të pamundur që të ketë një impakt unifikues” – ka deklaruar kreu i Komunes se Preshevës.

Advertisement