Connect with us

Kosova

William Walker flet për ambasadorin amerikan, e akuzon për…

Jo rrallë herë deklaratat për media dhe shkrimet në platformën X të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, kanë nxitur reagime ne opinionin publik.

Diplomati i njohur amerikan së fundmi deklaroi se në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk po diskutohet njohja e ndërsjellë por normalizimi i marrëdhënieve mes palëve.

Këto deklarata të ambasadorit amerikan në Serbi, nuk i ka vlerësuar si të dobishme për paqen diplomati në pension, William Walker, i cili ka ngritur dyshime se përse Hilli e pranoi postin e ambasadorit në Serbi.

“Unë kam qenë kritik ndaj ambasadorit Christopher Hill, mendoj se ai nuk po e ndihmon procesin e dialogut me deklarata që po bënë. Unë e kam kritikuar atë edhe për faktin se ka pranuar postin e ambasadorit amerikan në Serbi pas një karriere shumë të bujshme me pozita më të larta. Ai u kthye nga pensionimi për ta pranuar këtë detyrë, prandaj e kam shumë të vështirë ta kuptoj arsyen. Deri më tani mund të them se ai nuk ka qenë i dobishëm për të krijuar paqe të qëndrueshme” – ka thënë Walker, duke shtuar se nëse nuk ndëshkohet Serbia nga komuniteti ndërkombëtar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, atëherë veprime të tilla mund të përsëriten në të ardhmen.

“Mendoj se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka dënuar mjaftueshëm Serbinë pas asaj çfarë ndodhi në Banjskë, ku u sulmua Policia e Kosovës. Nuk mjafton vetëm t’i thuash disa fjalë kritike ndaj Serbisë. Duhet ndërmarrë veprime konkrete dhe t’i vihen sanksione Beogradit. Qeveria e Serbisë nuk ka hequr akoma dorë nga veriu i Kosovës dhe ata sërish do të provokojnë në forma të tjera nëse nuk ndëshkohen seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar. Ju nuk e zgjidhni problemin në veri vetëm duke shtuar numrin e trupave te NATO-s atje” – është shprehur William Walker.

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ka kritikuar gjithashtu edhe Bashkimin Evropian për mënyrën se si po e ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se palët nuk po trajtohen barabartë, duke nënvizuar masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Mënyra se si Bashkimi Evropian po ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë lë shumë të dëshiruar. Palët nuk po trajtohen barabartë. Fakti që Kosova është nën sanksione, nuk ka kuptim. Për mua Kosova është një demokraci e shkëlqyer, madje është një shembull, duke konsideruar se sa shtet i ri është dhe çfarë vlera demokratike përfaqëson. Bashkimi Evropian po heziton t’i hapë krahët për Kosovën dhe ky është një realitet i hidhur”- shtoi diplomati i njohur amerikan.

Nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se nuk ka vend në familjen evropiane nëse Kosova dhe Serbia nuk i normalizojnë plotësisht marrëdhëniet me njëra tjetrën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia në asnjë rrethanë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe se nuk ka forcë që bind atë të ndryshojë qëndrim.

Kosova

Humbasin shanset e mëdha, Kosova e Serbia rrezikojnë gjithçka

Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve, në të kundërtën të dyja vendet rrezikojnë të humbasin shanse të rëndësishme.

Kështu u shpreh zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez.

Ajo theksoi se për të përfituar nga instrumenti i ri financiar i BE-së, Kosova dhe Serbia kanë si kusht shtesë, në krahasim me kushtet e përgjithshme që kanë vendet e tjera, normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas vendimit të miratuar, në mënyrë që këto dy vende të përfitojnë nga Plani i Rritjes, ato duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive “me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme” në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, me qëllim zbatimin e plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme për dialogun dhe t’i bashkohet negociatave për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Ana Pisonero Hernandez deklaroi gjithashtu se Plani i Rritjes së BE-së prej 6 miliardë eurosh për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor përfaqëson një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për të përmirësuar gjendjen e tyre socio-ekonomike, duke theksuar se ky plan nuk është një alternativë ndaj zgjerimit të BE-së, por një ofertë që do të plotësojë dhe përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendeve që kanë aspirata për BE.

Continue Reading

Kosova

Në veri shpallet Republika Dodik, refuzimi i kushteve për KiE dhe vetoja e miqve

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të refuzuar kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duke dërguar draftin e Statutit të Bashkimit të Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, mund ta dëmtojë Prishtinën zyrtare, beson Aleksandër Shljuka nga Iniciativa Sociale, një organizatë joqeveritare nga Mitrovica e Kosovës.

Duke marrë parasysh faktin se përkundër angazhimeve, qeveria e Albin Kurtit nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, Franca bëri një demarsh ndaj vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar shtyrjen e vendimit për Kosovën.

Përkundër retorikës politike të Qeverisë Kurti, e cila vazhdimisht thekson faktin se Kosova i përmbushi të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Shljuka u shpreh se ajo që pritej nga Kosova ne lidhje me asociacionin, ishte një hap drejt kushtetueses, e cila do ta ndihmonte që të bëhej anëtare e Këshillit te Evropës, një organizatë shumë e rëndësishme evropiane.

“Por ekziston mundësia që Albin Kurti të ketë llogaritur se kjo levizje do të përdoret kundër tij, dhe se do të dëmtojë rejtingun e tij politik, sidomos tani para zgjedhjeve” – theksoi Aleksandër Shljuka

Ndryshe ka qëndrim ish shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj, e cila u shpreh se me këtë vendim Prishtina zyrtare arriti të shmangë “kurthin serb” dhe krijimin e “Republikës Dodik”

Haradinaj shtoi se duke pasur parasysh qe asociacioni synon të themelohet përmes procedurës mbikushtetuese, kjo dëshmon se ideja nuk është që ajo të jetë një OJQ e zakonshme, por OJQ mbikushtetuese”.

Continue Reading

Kosova

Edhe Britania vendos kushte ndaj Kosovës, asociacioni duhet tani

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka theksuar se Kosova duhet të përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit/Ohrit me theks të veçantë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Diplomati britanik është shprehur i shqetësuar për mungesën e progresit në dialogun ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, mungesë kjo e cila ka implikime negative për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” – deklaroi Holland.

Mbretëria e Bashkuar, sipas tij, do të vazhdojë të inkurajojë Kosovën që të sigurojë që komunitetet joshumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit.

Duke folur për bojkotin e serbëve në procesin e votimit për largimin e kryetarëve shqiptar nga Veriu i Kosovës, Holland, ka vlerësuar se serbët e Kosovës duhet të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe të integrohen më tej në shoqërinë kosovare. Ai gjithashtu i ka bërë thirrjes Serbisë që të coje perpara drejtesise ata që janë përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Continue Reading

Kosova

Knaus përballet me ambasadorin gjerman, javën tjetër testi i KiE,

Gerald Knaus nga “ESI” i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit në një postim në platformën “X” ka thënë se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.

Knaus ka thënë se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës .

Sipas tij, aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.

“Javën tjetër është testi. A do të dështoj Gjermania?”, ka shkruar Knaus.

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, ka thënë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërës prej tyre.

Këto komente, Knaus i ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në një kohë kur shtetet perëndimore, posaçërisht Franca dhe Gjermania, janë duke kërkuar nga Kosova që të bëjë progres në raport me Asociacionin në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në KiE.

Po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut”- ka deklaruar Knaus.

Continue Reading

Kosova

Një 42-vjeçar gjendet i pajetë brenda një banese në Kosovë

 Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit.

Policia vendase ka njoftuar se burri është gjetur brenda bansës së tij dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi i tj është dërguar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING