Connect with us

Aktualitet

Merr flakë automjeti në ecje, shpëton shoferi (DETAJET)

Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Automjeti tip kamionçinë është shkrumbuar tërësisht.

Mjeti drejtohej nga një 50-vjeçar, i cili nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike.

Advertisement