Kosova
Frikë nga Shqipëria e Madhe/ Jemeriç jep alarmin në Serbi
“Partia Popullore do të jetë sigurisht surpriza më e madhe pozitive e zgjedhjeve në Serbi. Unë e pretendoj këtë jo vetëm në bazë të një hulumtimi të besueshëm të opinionit publik, por edhe në atë që kemi dëgjuar prej ditësh në biseda me njerëz” – Kështu deklaroi ish ministry serb Vuk Jeremiç që sot drejton listen “Partia Popullore”
“Ne jemi njerëz seriozë që vendosim interesin kombëtar mbi interesin partiak dhe prandaj jemi e vetmja zgjedhje e sigurt për të gjitha çështjet që shqetësojnë sot Serbinë” – theksoi Jeremiç duke shtuar se “Serbia sot nuk kërcënohet nga asnjë izolim.”
“Ashtu si në rastin e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, nuk u tërhoqën investimet nga Serbia dhe nuk u vendosën viza, kjo nuk do të ndodhë në rastin e refuzimit të ultimatumit “francezo-gjerman”. Ata që janë në favor të Serbisë për të vazhduar pa rezerva dhe pa diskutim iluzionin e lëvizjes drejt anëtarësimit në BE, ndonëse është fare e sigurt se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, si për Serbinë ashtu edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe që mendojnë se është e pranueshme që Serbia, për hir të vazhdimit të shtirjejes që de facto e njeh pavarësinë e “Kosovës”, të mos i japin votën e tyre lojtarëve rezervë evropianë” – potencoi Jeremiç
I pyetur se cilat janë vijat e kuqe për bashkëpunimin paszgjedhor me të tjerët nga opozita, Jeremiç deklaroi – “E para është qëndrimi ndaj Kosovës, që nënkupton refuzimin e planit “francezo-gjerman””
“Nëse pushteti actual fiton zgjedhjet, kjo nënkupton se do të zbatohet plani “francezo-gjerman”, që do të thotë se “Kosova” do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Kjo do të çonte në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, pasi të dy vendet anëtare të plota të OKB-së që kanë vendosur të bashkohen (konkretisht Shqipëria dhe “Kosova”) do të duhej t’i dërgonin një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së duke e informuar atë për vendimin e bashkimit në një shtet. Nuk do të kishte asnjë diskutim, votim apo mundësi që dikush të përdorte të drejtën e vetos për anëtarësimin në OKB të Shqipërisë së Madhe. Duke pasur parasysh numrin e madh të pakicave kombëtare shqiptare në vendet fqinje, një shtet i vetëm shqiptar i krijuar nga një precedent i tillë, padyshim që do të kultivonte pretendime të mëtejshme territoriale, duke shkaktuar destabilitet dhe, me shumë gjasa, konflikte në rajon. Historia na mëson se, si rregull, në konflikte të tilla përfshihen edhe fuqitë botërore” – theksoi ish ministri I jashtem serb.
Përball faktit se gjatë mandatit të Jeremic si President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Palestina mori statusin e vëzhguesit, dhe I pyetur “A mund t’i jepet ky status Kosovës?, Jeremic u pergjigj: – Statusi i vëzhguesit i jepet një entiteti specifik nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe ky vendim nuk i nënshtrohet vetos në Këshillin e Sigurimit. Thënë kjo, ne duhet të ruajmë mbështetjen e shumicës së vendeve të botës për ta parandaluar këtë”