Connect with us

Sport

Interi e mbyll grupin e Champions në vendin e dytë

Champions League është në raundin e gjashtë dhe të fundit në grupe. Këtë të martë u luajtën tetë ndeshje në katër grupe. Me fillim nga ora 18:45 u mbyllën llogaritë e grupit B, me Arsenalin dhe PSV që kalojnë në 1/8, teksa Lens lë Sevillan jashtë Europës. Në 21:00 surpriza më e madhe ishte eliminimi dhe qëndrimi jashtë Evropës i Man. United. Nga grupi A më tej kalojnë Bayern Munich dhe Copenhagen, teksa Galatasaray si i treti merr pjesë në play-off e Europa League. Nga grupi B, Arsenal dhe PSV kalojnë në 1/8 e Champions dhe Lens në EL. Në grupin C një biletë më tej e mori edhe Napoli, që u rendit pas Real Madrid. Braga në Europa League. Grupi D pa të parin Sociedadin, që la Interin në vendin e dytë pas barazimit 0-0 në Spanjë. Benfica kalon në play-off e Europa League. Në “Bollaert-Delelis” në Francë, Lens fitoi 2-1 me Sevillan për ndeshjen e fundit në grupet e Champions, duke marrë të drejtën e play-off të Europa League dhe lënë spanjollët edhe jashtë kompeticionit të tyre të preferuar. Gjithçka në Francë u vendos në pjesën e dytë. Vendasit e Haise kaluan në epërsi në të 63 minutë me golin e Frankuoski nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe Sevilla u përgjigj me Sergio Ramas që barazoi me shansin e dytë nga penalltia, pasi në të parën u ndal nga Samba, por gjuajtja u përsërit pasi portieri vendas ishte jashtë vijës. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, goli i Fulginit në shtesën e gjashtë i dha tri pikë Lensit, që i shkaktoi humbjen e katërt radhazi Sevillas dhe e la në fundin e grupit me dy pikë duke e nxjerrë jashtë Europës. PSV dhe Arsenal barazuan 1-1 në “Philips Stadium” në Eindhoven. Me të dyja skuadrat të kualifikuara për në 1/8 e Champions League, ndeshja u luajt e shpenguar në Holandë. Të parët në avantazh kaluan miqtë nga Londra me Nketiah në minutën e 42-të, duke e mbyllur në avantazh fraksionin e parë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Vertessen në minutën e 50-të. Arsenal me 13 pikë e mbyll grupin B në vendin e parë, duke lënë pas PSV me nëntë. Vijon drama e Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë mundur 0-1 nga Bayern Munich në “Teatrin e Ëndrrave”. Në Angli, vendimtar ishte goli i Coman në minutën e 71, për të vijuar edhe më tej krizën e Man. United që mbeten jashtë Europës. Në grupin A të Championsit, Bayern Munich me 16 pikë mban vendin e parë, Copenhagen me tetë pikë kualifikohet në 1/8 si e dyta në grup, ndërsa Galatasaray shkon në play-off e Europa League. United me vetëm katër pikë del jashtë Europës.

Champions League, raundi 6 në grupe – e martë:

Grupi A – 21:00

Copenhagen 1-0 Galatasaray (Lerager 58′)

Manchester United 0-1 Bayern Munich (Coman 71′)

Grupi B – 18:45

Lens 2-1 Sevilla (Frankuoski 63′ (p), Fulgini 90+6′ / S. Ramos 79′ (p))

PSV 1-1 Arsenal (Vertessen 50′ / Nketiah 42′)

Grupi C – 21:00

Napoli 2-0 Braga (Saatci 9′ (out), Osimhen 33′)

Union Berlin 2-3 Real Madrid (Volland 45+1′, Krah 86′ / Joselu 61, 72′, Ceballos 89′)

Grupi D – 21:00

Salzburg 1-3 Benfica (Susic 57′ / Di Maria 32′, Rafa Silva 45+1′, Cabral 90+3′)

Inter 0-0 Real Sociedad

Renditja:

VIDEO/ Bayer Munich dërgon në ‘Djall’ Man. United, i eliminon nga CHL dhe i lë jashtë Evropës! Galatasaray në EL

Vijon drama e Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë mundur 0-1 nga Bayern Munich në “Teatrin e Ëndrrave”. Në Angli, vendimtar ishte goli i Coman në minutën e 71, për të vijuar edhe më tej krizën e Man. United që mbeten jashtë Europës. Në grupin A të Championsit, Bayern Munich me 16 pikë mban vendin e parë, Copenhagen me tetë pikë kualifikohet në 1/8 si e dyta në grup, ndërsa Galatasaray shkon në play-off e Europa League. United me vetëm katër pikë del jashtë Europës.

Sevilla humbi 1-2 me Lensin në Francë për raundin e gjashtë në grupin B të Champions League dhe si e fundit në renditje mbetet jashtë Europës. Golin e vetëm për spanjollët e shënoi Sergio Ramos, që vendos rekord me 17 gola për një mbrojtës në këtë kompeticion. Në moshën 37-vjeçare, Ramos shënoi me “panenka” nga penalltia, duke shënuar kështu emrin në listën e rekordeve si mbrojtësi me më shumë gola.

VIDEO/ PSV shumë e fortë në shtëpi, Arsenali barazon 1-1
PSV dhe Arsenal barazuan 1-1 në “Philips Stadium” në Eindhoven. Me të dyja skuadrat të kualifikuara për në 1/8 e Champions League, ndeshja u luajt e shpenguar në Holandë. Të parët në avantazh kaluan miqtë nga Londra me Nketiah në minutën e 42-të, duke e mbyllur në avantazh fraksionin e parë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Vertessen në minutën e 50-të. Arsenal me 13 pikë e mbyll grupin B në vendin e parë, duke lënë pas PSV me nëntë.

VIDEO/ Sevilla bie në Francë, Lens e mund 2-1 dhe e turpëron në Champions

Në “Bollaert-Delelis” në Francë, Lens fitoi 2-1 me Sevillan për ndeshjen e fundit në grupet e Champions, duke marrë të drejtën e play-off të Europa League dhe lënë spanjollët edhe jashtë kompeticionit të tyre të preferuar. Gjithçka në Francë u vendos në pjesën e dytë. Vendasit e Haise kaluan në epërsi në të 63 minutë me golin e Frankuoski nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe Sevilla u përgjigj me Sergio Ramas që barazoi me shansin e dytë nga penalltia, pasi në të parën u ndal nga Samba, por gjuajtja u përsërit pasi portieri vendas ishte jashtë vijës. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, goli i Fulginit në shtesën e gjashtë i dha tri pikë Lensit, që i shkaktoi humbjen e katërt radhazi Sevillas dhe e la në fundin e grupit me dy pikë duke e nxjerrë jashtë Europës.

 

Advertisement