Aktualitet
Zheji: Berisha jeton në një realitet të krijuar nga ai
Analisti Artur Zheji dhe Endri Shabani, debatuan për situatën aktuale në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha. Zheji u shpreh se Doktori (Sali Berisha) nuk është me këmbë në tokë, duke kryer veprime ndryshe nga realiteti që ndodhet aktualisht. Ndër të tjera ai shtoi se SPAK-u duhet të kursehet në dënimin që do t’i jepet ish-kryeministrit, kryesisht për hir të karrierës politike që ka në Shqipëri. Shabani e kundërshtoi analistin duke u shprehur se “diktuara qëndron këmbëkryq” në vendin tonë.
Debati i zhvilluar mes tyre:
Artur Zheji: Duket se Doktori nuk është në një dimension real. Ai jeton një dimension që e ka në mendjen e tij. Doktori nuk është me këmbë në tokë. Nuk ka një lexim të realiteti ku jeton, është dramatike. Është hera e parë në një shkëputje kaq e madhe ku jeton. Shkëputje në këtë mënyrë kaq tragji-komike.
Endri Shabani: Nuk ka qenë ndonjëherë Shqipëria kështu në 33 vite.
Artur Zheji: Mua më vjen mirë kur zgjohen këto pasione, qofshin me protesta.
Endri Shabani: Është diktuara këmbëkryq, një sulltan që qëndron në krye të të gjithëve. Dhe më thua që nuk është në realitet.
Artur Zheji: Doktori jeton në një realitet të krijuar nga ai dhe të mbështetur nga njerëz që e mbështesin. Sfida ndaj SPAK-ut… Ai do të jetë tolerant në fund, do ta lërë (Sali Berishën) arrest në shtëpi. Do të më duket mëse normale një dënim i tillë, pasi të tolerohet një person që ka qenë president, kryeministër, një person që ka marrë shumë vota. Nuk ka nevojë për masë shtrënguese deri në një vendim të formës së prerë. Ai ka dalë kundër SPAK-ut, shtetit, dhe unë besoj ka bërë sfidën maksimale. Ai ka korrur atë që ka mbjellë. Ne në diktaturë mund të jemi, por ne mund të flasim. Nuk e ke jetuar ti diktaturën, e kam jetuar unë.
Endri Shabani: Opozita bën diferencën nëpër botë. Ke opozitë apo jo? Pyetje e thjeshtë. Është në sulm apo jo? A është 360 gradë e sulmuar? Është e sulmuar 360 gradë Është gjë tjetër sistemi i mirë apo i keq.
Artur Zheji: E di pse e them realitetin paralel ku jeton Doktori sepse po të jetonte në realitetin tonë sot sheshi do të ishte plot. Sot sheshi është bosh.
Endri Shabani: Çfarë bën ti si zë publik? Si vepron ti në mbështetje të kujt, të diktaturës?!