Connect with us

Kronike

Vrasja e Pjetër Kolës për pazaret e drogës, dënohet me mbi 12 vite burg autori

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burg Maltin (Anton) Gjinin i akuzuar për vrajën e Pjeter Kolës ngjarje  kjo e ndodhur në 27 shtator të vitit 2022 në fshatin Kurthpulë të Pukë. Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se vrasja e 44-vjeçarit ka ndodhur pas një konflikti mes këtij të fundit dhe autorit.

Më konretiasht, sipas hetuesve, konflikt ka ndodhur për prishjën të pazareve të drogës pasi autori dhe viktima kishin ngritur një magazinë të përpunimit të lëndëve narkotike në zonën e Pukës. Mes tyre fillimisht ka pasur një konflikt e ndërsa takimi në ambjetet e magazinës së përbashkët ka rezultuar fatalë për jëtën e Pjeter Kolës ku është qëlluar më plumb në bark dukë humbur jetën.

Policia e shtetit gjatë kryerjes së hetimeve dhe vëzhgimit të vëndit të ngjarjës ka konstatuar se droga po thahej në ish magazinat e rezervave të shteitit për të cilën është përdorur si ambjet përpunimi kanabisi sativa. Autori Maltin Gjini dhe viktima Pjetër Kola kishin punësuar disa gra dhe vajza kryesisht në Cerrik me qëllim qethejn e bimevë të kanabis sativës.

Paga e tyre ditore ishtë 25-30 mijë lek.Gjatë marrjës së tyre në pyetje ata kanë deklaruar se autori dhe viktima ishin dy përsonat që kanë biseduar për këtë aktivitet të paligjishëm për të cilën fillimisht u kanë thënë se do të merreshin me sherebel. Por vetëm në momëntin e mbërritjes së tyrë në Pukë ato kanë kosntatuar magazinën me drogë.

Për këtë aryse gjykata e Shkodrës vendosi që 6 gratë të dënohën më 5 vitë shërbim provë të ciëlt akzuohën për shitblere të lëndëve narkotike. Më këtë masë u dënua edhe Dritan Gjoka e ndërsa  Frrok Ndoj akuzohë i cili akozhët për veprime që pengojën zbulimin e të vertëtës u dënua me 6 muaj burg.Ndërsa Marjan  Paloka u dënua 6 muaj burg për mos kallzim krimi

Ditën e krimit, 44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 të pasdites u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra, më konkretisht plumbit që kishte marrë në bark.

Ndërkohë që të nesërmen e ngjarjes doli një tjetër version, që në momentin e plagosjes, 44-vjeçari ka qenë me të vëllanë, i cili e ka dërguar në spital. Madje vëllai zbardhi dhe ngjarje ku tregoi dhe autorin, për të cilin drejtoi gishtin nga Maltin (Anton) Gjini, i cili u dënua me 12 vite e 8 muaj burg.

Advertisement