Pinknews
Elsa Lila, viktimë e paragjykimeve dhe thashethemeve
Kur Kledi Kadiu shpalli fituesin e Festivalit të 62 të RTSH, në sallë ra një heshtje dhe pati pasthirma habie, “si ka mundësi”.
Dhe kishte kuptim habia, pasi të gjithë prisnin që fituese të ishte Elsa Lila.
Jo për shkak të fjalëve të hapura që muaj para nisjes së Fesitvalit, siç ndodh çdo vit në fakt, por se diferenca e Elsa Lilës me këngëtarët e tjerë në festival ishte evidente.
Një diferencë që ndoshta nga televizioni mund të mos kuptohet (ashtu siç u ankuan se nuk kuptoheshin as fjalët e këngës së Elsës), por në sallë zëri dhe emocioni që përcillte Elsa Lila, bënte dallim nga gjithë të tjerët.
Një muzikë që të mbushte dhe të falte atë emocion që veç një këngëtar i dimensioneve të saj mund ta arrijë.
Askush fjala vjen, nuk tha asnjë fjalë, se në Eurovision po shkon vajza e një biznesmeni (edhe pse mund të jetë shumë këngëtare e talentuar), me një këngë që nuk të lë asnjë shije.
Por jo, ne duhet të godasim atë që e ka goditur jo pak jeta, meqë e kemi zakon që të strukur pas tastierës së kompjuterit, të sulmojnë më të suksesshim. Se kështu të paktën nuk ndjehemi aq të dështuar!
Tani le të presim festivalin dhe objektivin e radhës, se edhe këtë herë paragjykimi dhe thashethemi triumfuan.