Connect with us

Lifestyle

Këshilla për diabetikët, si mund t’i shijojnë ushqimet për festat e fundvitit

Në çdo prag festash, përveç dhuratave, ajo që na shqetëson më shumë janë menutë special të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri; pjata e parë, pjata e 2-të dhe ëmbëlsira. Mundësisht disa variante për secilën.

Sigurisht që të qëndrosh indiferent ndaj një morie shijesh e aromash, të cilat mund t’i arrish vetëm me një zgjatje dore, është thuajse e pamundur. Por, me pak përpjekje edhe nëse je diabetik mund të shijosh kënaqësitë e tryezës së festive, pa e dëmtuar shëndetin. Ndaj kini parasysh:

Ha me shije por me masë. Është shija e ushqimit ajo që na kënaq, duke e marrë në ushqimin në sasi të reduktuara i ofrojmë vetes mundësinë për të konsumuar jo vetëm një, por disa lloje gatimesh.

Lejohet ta teprosh, por vetëm për pak. Nëse pjata e parë ka shumë kalori, bëj dyfish kujdes me tjetrën. Dhe sa më shpejt të jetë e mundur, kthehu në regjimin tënd të rregullt ushqimor.

Kujdes ndërmjet vakteve! Gabimi më i madh gjatë festive, jo vetëm i diabetikëve por i të gjithëve, është konsumimi i vazhdueshëm i atyre gjërave të vogla në dukje; patatina, kikirikë, arra, lajthi e të tjera fruta të thata, por që “rëndojnë” shumë në shëndetin tonë, duke na dhuruar kalori përtej nevojave reale. Mos kaloni 30- 50 g në ditë. Kujdes edhe me sasinë e frutave të freskëta.

Pushim nuk do të thotë mungesë aktiviteti fizik. Shpeshherë mjafton edhe një shëtitje.

Festa nuk zgjat derisa të mbarojnë ushqimet. Nëse në ditët e para të janarit gjysma e ëmbëlsirës është ende aty, nuk do të thotë se duhet ta hash patjetër.

  • Mos hiq dorë nga mëngjesi edhe gjatë festive.
  • Kujdes me pijet alkolike.
  • Mos harroni perimet, të bëjnë mirë, por kujdes me patatet. Nuk duhet të konsumoni më shumë se 100g
  • Kujdes me bukën! Mundohu të mos konsumoni fare, në mënyrë që të mos e teproni me karbohidratet.
Advertisement