Aktualitet
Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar dhe një italian
Një plagosje me thikë në rrethana misterioze ka ndodhur në Itali, ku të përfshirë janë edhe dy shtetas shqiptarë.
Ka qënë një 47-vjeçar italian, ai i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Raportohet në media se ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte plagosur por jo në rrezik për jetën.
47-vjeçari i plagosur është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Gjendja e tij paraqitet e rënduar, ndërsa ende nuk dihet se si ndodhi ngjarja apo lidhjet që kishte me dy shqiptarët.
Hetimet për ngjarjen
Hetuesit kanë marrë në pyetje dy miqtë e 47-vjeçarit me kombësi shqiptare, të cilët e dërguan në spital për ndihmë, dhe dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.