Lifestyle
9 gjeste që zbulojnë se keni në krah një zotëri të vërtetë
Megjithëse sot kemi prirjen të mendojmë se format e mirësjelljes po zhduken gradualisht, disa burra vazhdojnë të mos i marrin si të mirëqena ato gjestet e vogla që mund të bëjnë ndryshimin.
Shpirtmirësia dhe dashuria përbëhen në të shumtën e herëve nga veprime që ndonjëherë shkojnë pa u vënë re, por fshehin vlera themelore për një zotëri, si hijeshia, respekti apo altruizmi.
Këta shembuj do t’ju tregojnë nëse njeriu përkrah jush mund të konsiderohet një zotëri i vërtetë.
Ju puth në ballë
Një burrë mund ta bëjë një grua të ndihet e mbrojtur dhe e dashur thjesht duke i dhënë asaj një puthje mbi ballin e saj. Në fakt, ky gjest zakonisht bëhet nga një person i cili është veçanërisht i shqetësuar me ata që i ka të shumë të afërt në jetën etij. Nëpërmjet kësaj puthjeje, zotëria duket se premton mbrojtje dhe interes, si dhe të ngjallë ndjenja pozitive tek ata që e pranojnë atë.
Ju ndihmon të vishni pallton
Gjesti i ndihmës kundrejt një gruaje për të veshur pallton e saj duhet të interpretohet si një akt mirësie. Jo domosdoshmërisht, në fakt, një akt mirësjelljeje duhet të fshehë rëndësinë e thellë emocionale: ndonjëherë mund të duket si një kujdes i thjeshtë për tjetrin.
Shfaq interes të sinqertë për ju
Qoftë edhe thjeshtë të pyesësh për gjendjen emocionale të një gruaje, të angazhohesh në aktivitetet e saj, ose të angazhohesh në jetën e përditshme të jetës së saj familjare, një zotëri i vërtetë është gjithmonë në gjendje ta bëjë një grua të ndjehet e çmuar dhe e dashur. Fakti i shfaqjes së interesit për një grua gjithmonë perceptohet si një akt që krijon ndijesi të ngrohta!
Demonstron të jetë aty gjithmonë dhe në çdo rast për ju
Megjithëse një grua di se si të manovrojë me situata të ndryshme që i dalin përpara, një burrë që vazhdimisht i siguron asaj mbështetje dhe mbrojtje, mund ta ndihmojë atë që të përballet me sigurinë më të madhe. Fakti që dikë e llogarit që është, në të vërtetë, të jep një siguri solide mbi të cilën bazohesh e sigurtë, dhe shërben si shenjë e cilësive të mira morale të zotëruara nga ai person.
Nuk ua merr kafshatën e fundit të ushqimit
Kjo mund të duket e parëndësishme, por fakti që një njeri lë kafshatën e fundit të pjatës (sidomos nëse është shumë i uritur!) për një grua duhet të konsiderohet një shenjë e qartë e dashurisë së tij për të. Një njeri që shpesh kujton ndarjen e kënaqësive të tij me gruan që i pëlqen është, për më tepër, jashtëzakonisht i sjellshëm ndaj saj!
E bën të plotë furnizimin me karburant
Një gjë që mund t’i dhurojë shumë kënaqësi një gruaje është që të hyjë brenda makinës së saj dhe ta gjejë të plotë me karburant nga njeriu i saj. Edhe nëse nuk e thoni këtë, ky gjest konsiderohet pjesë e kodit të nënkuptuar të kalorësisë dhe e bën gruan të kuptojë se sa njeriu i saj mendon për të.
Ju hap derën
Ndoshta imazhi që vjen menjëherë në mendje kur bëhet fjalë për xhentilesën është ai i burri që i hap derën gruas. Përdorur në pikën e fundit nga bota filmike dhe fotografike, ky veprim është në fakt një shembull i qartë i mirësjelljes dhe elegancës. Duke hapur derën (apo portën) gruas, burri qëndron në dispozicion të saj dhe i garanton kujdesin që i nevojitet.
Ju bën dhurata pa ndonjë arsye të veçantë
Nëse është e vërtetë se surprizat më të bukura janë ato që mbërrijnë papritur, është gjithashtu e vërtetë që dhuratat më të mira janë ato që pranohen pa ndonjë arsye të saktë dhe papritur.
Një njeri mund, për shembull, të shohë një objekt të caktuar që ia kap syri kalimthi nëpër një vitrinë dhe të vendosë ta blejë atë për t’i bërë një befasi gruas së tij: veprimet e këtij lloji mund të simbolizojnë shumë altruizëm dhe vullnet për ta bërë gruan e tyre të lumtur.
Prezanton gruan e tij te njerëzit me të cilët ai flet e takon
Kjo mund të ndodhë gjatë shëtitjes së një çifti që të takojnë miqtë ose të njohurit e tij. Në raste të tilla, zotëria i vërtetë ua prezanton të njihen menjëherë me gruan e tij, me qëllim që të mos nisë kurrfarë bisede e ajo të ndjehet e përjashtuar nga ky ndërvperim.
Tani që ju njohëm me këto shenja, a mendoni se njeriu i jetës tuaj është në rrethin e zotërinjve?