Kosova
Analisti i njohur tregon çfarë po synon Vuçiç përmes shërbimeve sekrete serbe
Analisti Skënder Mulliqi, duke komentuar aktualitetin në Kosovë dhe dialogun me Serbinë tha se presidenti Vuçiç është ai që po e sulmon Kosovën pa ndërprerë dhe se përmes dhunës, ai po synon të arrijë objektivat e veta për ndarjen e Kosovës.
“Kosova, prej kohësh, shovenizmit serbomadh i është bërë fiksim. Ata të gjitha shpresat i mbështesin në ndihmën e Putinit, të cilit gjithnjë e më shumë po i rrëshqet dheu nën këmbë në luftë me ukrainasit. Rusia nuk do këtë kohë për të ndihmuar Serbinë teksa eshte e perfshire nga lufta. E mira e Serbisë është të lërë Kosovën rehat, se pavarësia është e pakthyeshme” – theksoi Mulliqi duke shtuar se Serbia nuk ka oreks vetëm në veri por edhe më gjerë.
Mulliqi u shpreh gjithashtu se Vucic po gatuan plane lufte në kuzhinat e ndyra serbe dhe Ruse.
“Ky luftënxitës dhe paraardhësit e tij, duhet të përgjigjen për të gjitha viktimat dhe dëmet që iu kanë shkaktuar popujve jo serb me luftën në ish Jugosllavi. Vuçic haptas po komunikon me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, dhe kjo po tolerohet nga faktori ndërkombetar. Këtë retorikë luftënxitëse po e zbaton edhe në praktikë, duke shkaktuar ndërhyerje terroriste në veri të Kosovës. Ushqimin e qenëve që ai po e përgatitë në kuzhinat e ndyera serbe dhe ruse, do ta gëlltitë një ditë vet” – deklaoi analisti i njohur.
Mulliqi tha se bota demokratike do të duhej ta sanksiononte Serbinë, duke shtuar edhe faktin e dhunës së një opozitari serb, pse bëri homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj edhe arrestimi i një ish-pjesëtari ë UÇK-së.