Connect with us

Kronike

“Babai e akuzonte se ka dashnor të vëllanë”, dëshmia shokuese e fëmijëve të Bedrie Lokës

Kanë dalë në dritë të tjera detaje rrëqethëse në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit.

Fëmijët e saj, në dëshminë e tyre në polici, kanë vënë në dukje faktin se babai i tyre ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës.

Njëri nga fëmijët ka thënë në komisariat se babai e akuzonte nënën se ka dashnor.Ai ka thënë se babai, Xhemal Loka nuk e lejonte të shkonte tek të afërmit e saj dhe madje e akuzonte se ka dashnor vëllanë e saj.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”.

Advertisement