Connect with us

Pinknews

Një deputete do të komentojë banorët në BBVIP, zbulohen opinionistët e ‘reality show-t’

Ndërkohë që ka nisur numërimi mbrapsht për nisjen e Big Borther VIP, produksioni ka zbuluar edhe dy opinionistët e këtij reality show.

Arbër Hajdari sërish do të komentojë banorët e Big Brother VIP, ndërsa krah tij do të jetë deputetja Ori Nebiaj, e cila u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses.

Ori rikthehet në televizion në një rol të ri, për të dhënë opinionet e saj për banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”.

Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço.

Ndërkohë sa i takon banorëve janë përfolur shumë emra, por ende nuk dihet se kush do të jenë ata.

Advertisement