Connect with us

Kronike

VIDEO/ Momenti kur hidhet në erë makina e vëllait të “Buzëderrit”, dje i vranë të birin me snajper

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar me video momentit e ngjarjes së regjistruar dy vite më parë, kur u hodh në erë me lëndë eksplozivi makinë e të afërmëve të Sokol Sinomatit në Vlorë, i njohur me nofkën “Buzdërri, të cilin mbrëmjen e djeshme i ekzekutuan me snajper të birin, Gëzim Sinomati.

Makina ka qenë e parkuar jashtë garazhdit të banesës, për shkak se po kryheshin punime, sipas gazetarit, teksa e konsideron atë ngjarje si një mesazh për familjarët e Sokol Sinomatit, i cili ndohej në burg në Belgjikë.

Artan Hoxha shkruan se mjeti ishte në emër të Benard Sinomataj, vëllait të Sokol Sinomatajt, teksa e përdornin kryesisht për të lëvizur nënën e tyre në moshë të madhe. Gazetari shton më tej se ndaj grupit të Sokol Sinomatit janë regjistruar një sërë ngjarjesh kriminale ndër vite, ku ka patur dhe 3 të vrarë bashkë me viktimën e mbrëmshme, pa përfshirë në bilanc 16 të zhdukurit e vitit 2016.

Postimi i plotë:

Ngjarja e fundit para se te ndodhte vrasja e mbremshme me snajper ndaj Gezim Sinomatit, ka ndodhur me 3 janar 2022.

Kundershtaret e Sokol Sinomatit, i njohur me nofken “Buzderri”, i derguan nje mesazh kercenues duke i vendosur nje sasi te madhe eksplozivi në automjetin e familjes. Ndersa mbreme, ata munden te ekzekutonin me snajper te birin e tij 22 vjeçar.

Mjetin qe u hodh ne ere mbremjen e 3 janarit 2022, te afermit e Sokol Sinomatit, e perdornin kryesisht per te levizur nenen e tij në moshe te madhe.

Në momentin e shperthimit mjeti ndodhej i parkuar jashte garazhit te baneses pasi aty po beheshin punime.

Per kete shkak nuk ka patur as njerez në banese.

Nderkohe Sokol Sinomati ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjike.

Automjeti i përkiste me letra, shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjesh. Deri në ngjarjen e mbremshme ka patur tre të vrarë, nderkohe nuk përfshihen në kete bilanc nje pjese e 16 personave te zhdukur në vitin 2016.

Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve. Objektivi i shperthimit nuk ka qene ndonje person konkret, por dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj.

Autoret e ketij sulmi me eksploziv nuk u zbuluan kurre dhe tashme pas dy vitesh kemi viktimen e radhes, vrasjen e djalit te Sokol Sinomatit, Gezimit, i cili mbante emrin e xhaxhait te vrare me 1997-en.

Advertisement