Aktualitet
“Qitësi dyshohet të jetë ish-ushtarak”/ Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit
Më 7 janar në qytetin e Vlorës u vra me snajper Gëzim Sinomati, i cili ishte duke pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij.
Gazetari Erik Mehmeti tha se atentati i një nate më parë në Vlorë është ndër më të organizuarit nga mënyra se si është kryer. Ai thotë se vrasja me snajper dyshohet të jetë kryer nga qitës profesionist, që mendohet se mund të jetë edhe një ish-ushtarak.
“Mendohet se mund të ketë qenë person i huaj. Në vitet e fundit, ka pasur rreth tre atentate të tilla. Sa i përket autorëve, ka pasur një ndjekje të automjetit drejt stacionit të trenit dhe aty, falë edhe errësirës, autorët kanë arritur të largohen. Autori dyshohet të ketë qenë në sheshpushimin e një objekti tjetër prej rreth 35 metrash.