Kronike
36-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, hidhet nga lartësia e pallatit
Një 36-vjeçar është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke tentuar t’i japë fund jetës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit.
Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Sakaq, grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.