Politike
“Ke 5 muaj që vjen vërdallë si memec”, Basha replikon me Bardhin: Përdoret nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur një reagimi të Gazment Bardhit gjatë konferencës së tij për shtyp me gazetarët.
Basha u shpreh se reagimi i Bardhit është pjesë e lojës që e mban konfliktin brenda PD dhe opozitës, ndërsa theksoi se nuk do të bëhet pjesë e kësaj të fundit.
Ai u shpreh se qëndrime të tilla i pëlqejnë kryeministrit Rama, ndërsa u shpreh se uron që gjuha e urrejtjes në politikë të përfundojë.
“Kjo është ilustrim i asaj që thashë se nuk do ndodhë më, Nuk do bëhemi pjesë e një loje që e mban konfliktin brenda PD ose opozitës. Kjo është loja e Edi Ramës, janë apo jo të vetëdijshëm. Qëndrime të tilla i dashuron kryeministri i suksesit global që ka gjysmën e kabintetit në burg. Unë do të dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund.
Do ia uroja të parit këtë arkitektit që kur ia drejtonte kundërshtarit na pëlqente shumë, por kur na e drejtoi ne e pamë sa e gabuar ishte, e jo më të tjerëve që përpiqen më kot t’i ngjajnë atij. Thirrja ime është ndaj çdokujt, të heqin dorë nga kjo gjuhë e vjetër. Nuk e meritojnë opozitarët dhe shqiptarët”, u shpreh ai.