Connect with us

Kronike

Kapet sasia rekord e ketaminës në Holandë, përfundon në pranga një 55-vjeçar

Një sasi e madhe ketamine me vlerë dhjetëra milionë euro është zbuluar nga policia holandeze në në Muiderberg, në lindje të Amsterdamit.

Sipas policisë droga me peshë totale prej dy tonësh ishte ndarë në dhjetëra kuti, ndërsa në pranga ka përfunduar një 55-vjeçar.

Në raport me ligjet holandeze, ketamina nuk është e paligjshme, por nuk mund të tregtohet ose të ruhet pa regjistrim. Tregtimi pa regjistrim dënohet maksimalisht me gjashtë vjet burgim.

Sipas autoriteteve ketamina e sekuestruar ka një vlerë prej rreth 55 milionë eurosh, ndërsa është sasia më e madhe e gjetur ndonjëherë në vend.

 

Advertisement