Connect with us

Sport

Silvinjo i jep zë Kombëtares shqiptare nga Portugalia: Tirana ishte zjarr, nuk…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho foli për “Zero Zero” në Portugali. Braziliani  ka treguar më në detaje gjithë punën e bërë me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe përjetimet e tij.

Interesant ëshë momenti kur Shqipëria fitoi 3-0 me çekët dhe Sylvinho i stresuar nuk mund të flinte gjumë, pasi në vend u mendua kualifikimi në Europian i arritur përpara kohe. Gjithashtu trajneri vlerësoi punën e trajnerëve të mëparshëm te Shqipëria që kanë ndërtuar këtë proces fitues.

Trajneri cek disa tema, teksa do që Euro 2024 mos jetë e fundit. Në fazën finale të “Gjermani 2024” Kombëtarja është shortuar në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

“Shqipëria? Një federatë me një godinë krejtësisht e re, më shumë se 100 punonjës, katër kate ekskluzive për punën tonë. Presidenti është në katin e katërt, ne jemi në të dytin, shkojmë në punë çdo ditë në nëntë të mëngjesit dhe largohemi në pesë pasdite. Arritëm në janar, ndeshja e parë ishte në mars kundër Polonisë dhe kishim një qendër stërvitore krejt të re, gati për të nisur. Kemi bërë shumë vizita te futbollistët, presidenti ka qenë gjithmonë në ndihmë. Kam gjetur një federatë shumë të strukturuar”, tha trajneri.

Më pas trajneri nuk mund të mos fliste për historinë e Shqipërisë dhe numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në botë.

“Ishte një punë shumë e ndryshme nga çdo gjë që kisha bërë më parë. Historia e Shqipërisë është shumë e pasur. Janë tre milionë shqiptarë që jetojnë në vend dhe 15 milionë të tjerë jetojnë në territore të tjera. Kemi sportistë me kombësi italiane, zvicerane apo gjermane dhe me origjinë absolute shqiptare. Federata po e kryen këtë punë identifikimi dhe nuk është punë dytësore. Kemi pasur tetë ndeshje kualifikuese, disa tashmë janë thirrur dhe të tjera mund të vijnë në të ardhmen”, vijoi ai.

Më pas braziliani ceku edhe pjesën e rritjes së lojtarëve dhe ndeshjet e tyre me klube të mëdha.

“Natën kur u kualifikuam në Euro 24, përmenda dy trajnerë që ishin në kombëtare para nesh dhe që lanë gjëra shumë pozitive. Njerëzit duhet ta kuptojnë procesin dhe ky proces nuk është gjithmonë i shpejtë. Para se të mbërrinim, kjo strukturë po i ndihmonte futbollistët tanë të rriteshin. Ata janë mësuar të luajnë kundër klubeve të mëdha, kundërshtarëve të mëdhenj dhe të kenë përgjegjësinë për të fituar. E gjithë kjo formëson një atlet. Ne kemi shtuar një metodë, një ide, por kemi përfituar nga trashëgimia e lënë pas”, tregoi braziliani.

Kundërshtarët dhe shorti kualifikues, si edhe forca që Ramadani ka në mesin e fushës, këtu u treguan nga Sylvinho.

“Ne analizuam grupin kualifikues ku ishim dhe po është e vërtetë, atje nuk kishte kampion bote. Franca, Anglia, Spanja… nuk kishte vend të garantuar, një superfuqi. Por kishim Çekinë dhe Poloninë, të cilët ishin favoritë. Kualifikimi do të varej më shumë nga ne dhe arritëm të fusim në mendjen e futbollistëve se kishim një shans të mirë. Ramadani është figurë e zemrës dhe shpirtit të pastër. E organizuam ekipin, i dhamë koncepte taktike, gjithçka kërkon futbolli. Por gjëja më e rëndësishme ishte të ishim bashkë dhe të lëviznim në të njëjtin drejtim”, tha tekniku.

Sylvinho foli edhe për fazën finale të Euro 2024 dhe mundësitë për një vend në Kupën e Botës.

“E dimë që grupi është shumë i vështirë. Ne duhet të testojmë forcën tonë. Në federatën shqiptare janë dy situata shumë të qarta për ne. E para është Europiani dhe ne duhet të zhvillojmë një Europian të ndershëm, të fortë, me karakteristikat e ekipit tonë dhe nuk mund t’i ndryshojmë, idetë tona janë të panegociueshme. A janë të vogla mundësitë tona? Po minimale. Pjesa e dytë përfshin përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të konkurrojë në më shumë kampionate evropiane dhe të fillojë të mendojë për të qenë në Kupën e Botës. Të dyja pikat janë të vështira, por ne jemi në një linjë të përkryer me federatën”, tha ai.

Euforia e tifozit dhe puna e tij për të mbajtur me këmbë në tokë lojtarët. Atmosfera në Tiranë pas fitores 3-0 me CCekinë, duket se ishte pika kycce që tanët të siguronin vendin e parë në grupin E kualifikues.

“Ne kemi filluar të punojmë për këtë menaxhim edhe para përfundimit të kualifikimit. Është e vërtetë, ka një atmosferë euforie të madhe. Kur ndeshja kundër Çekisë në shtëpi përfundoi 3-0, nuk më zinte gjumi. ‘Si do ta menaxhojmë gjithë këtë?’. Njerëzit na telefonuan, pyetën se çfarë po ndodhte, thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë dhe se qyteti i Tiranës po lëshonte fishekzjarre. Epo, gjithçka ishte shumë mirë, por trajneri nuk po flinte (qesh). Kemi pasur takime me lojtarët dhe nuk mund ta humbim realitetin. Duhet të vendosim synime të arritshme, nuk mund të themi se shkojmë në këtë grup dhe është e detyrueshme të kalojmë. Ne duam vazhdimësi, të jemi shpesh në Kampionatin Evropian, por është e rëndësishme të kontrollohet kjo eufori. Tifozi nuk ka kufi, ka të drejtë të ëndërrojë për kombëtaren, por brenda vendit duhet të krijojmë një linjë pune të ndërgjegjshme”, tha Sylvinho mes të tjerash.

Sport

“Nuk do ndryshojë asgjë”/ Enrique për largimin e Mbappe: Sezonin e ardhshëm do jemi akoma më mirë

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique ka deklaruar se pavarësisht se ke Kylian Mbappe do të largohet këtë sezon, kjo nuk do të ndryshojë asgjë për skuadrën.

“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales”, u shpreh Enrique.

Duke u ndalur te fakti që Mbappe e njoftoi largimin e tij publikisht, trajneri theksoi se në sezonin e ardhshëm parisienët do të jenë edhe më të fortë.

“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.

Continue Reading

Sport

Erdhën në stërvitje të dehur, cilët janë dy yjet e Barcelolës që Guardiola i shiti “për të mbrojtur” Messin

Pep Guardiola njihet për admirimin që ka pasur ndaj Lionel Messit gjatë kohës që ka drejtuar skuadrën e Barcelonës.

Madje më vonë u zbulua se spanjolli kishte shitur dy prej futbollistëve më të mirë të katalanasve pasi kishin shkuar të dehur në stërvitje, me qëllim për të mbrojtur Messin që ky i fundit të mos ndikohej prej tyre.

Ish-lojtari i Barcelonës, Alexander Hleb, një herë kishte thënë se Ronaldinho dhe Deco ishin dy problematikët e Barcelonës.

“Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse Ronaldinho dhe Deco u shitën në vitin 2008, ata kishin frikën se do ta dëmtonin Lionel Messin”, kishte thënë Hleb.

Deco dhe Ronaldinho që të dy kishin shkëlqyer me paraqitjet e tyre për Barcelonën, me portugezin i cili pati 161 paraqitje aty ku shënoi 20 gola dhe asistoi 45 të tjerë.

Ndërsa Ronaldinho, fitoi Topin e Artë dhe shënoi 94 gola duke dhuruar gjithashtu edhe 71 asistime gjatë periudhës së tij ikonike tek blaugranasit.

Continue Reading

Sport

Mbappe formon “Galaktikët” e rinj, detajet e kontratës, numri dhe si do të luajë te Reali

Lajmërimi i lamtumirës së Kylian Mbappe nga PSG, është vetëm hapi i parë për rikthimin e Galaktikëve të rinj.

Reali i Madridit është destinacioni i yllit francez që do të transferohet me parametra zero nën urdhrat e Ancelottit duke pasuruar më shumë një skuadër me kampionë si Bellingham, Vinicus dhe Rodrygo.

Mbappe që nga janari i kaluar është i lirë të firmosë për një skuadër të re dhe sipas medias spanjolle autografi më i rëndësishëm i verës është hedhur tanimë në një kontratë të re deri në vitin 2029 me Realin.

DETAJET E AKORDIT

Gjithsesi është hedhur apo jo firma, ky është vetëm një detaj pasi operacioni do të kryhet dhe mediat iberike japin edhe detajet. Akordi për 5 vjetët e ardhshme, deri në 2029 do ta bëjë Mbappe lojtarin më të paguar në organikën e Realit të Madridit edhe pse redukton ndjeshëm pagën që merrte te PSG, duke kaluar nga 30 milionë euro neto në vit, te rreth 20 milionë që do të marrë në Spanjë, plus bonuset personale dhe të skuadrës. Edhe shpërblimi për firmën sipas El Chiringuito, nuk do të jetë me dy zero, por 50 milionë euro.

SI DO TË LUAJNË GALAKTIKËT E RINJ

So te Reali ka emra si  Bellingham, Vinicuius, Rodrygo, Tchouameni Camavinga e Valverde, dhe së shpejti dhe Mbappe, një herë e një kohë ishin Zidane, Figo Ronaldo, Beckham dhe Owen. Me mbërritjet e yllit francez do të vijë edhe versioni i ri i galaktikëve, dhe një tjetër gjigand, por i stolit, si Ancelotti do t’i duhet të gjejë zgjedhjen taktike për të harmonizuar gjithë talentin në një skuadër të vetme.

Ndjesia është se sakrifica do të kryhet duke bërë llogaritë edhe me moshën e senatorëve, ende lider te merengues, si Modric e Kroos, por ndërkohë Ancelotti do të ketë kohën për të studiuar zgjedhjet taktike, siç bëri verën e kaluar për të amortizuar lamtumirën e Benzema dhe mbërritjen e Bellingham, investimit më të madh të vitit të kaluar në merkato, diçka që u zgjidh në mënyrë të shkëlqyer.

Ideja kryesore se si mund të luajë Mbappe te Reali është tredhëmbëshi me Bellingham dhe Vinicus, fleksibël, shumë i shpejtë dhe i paparashikueshëm. Me Rodrygo si zëvendësim të parë në një katërshe fantastike për rotacionin mes kampionatit dhe Champions. Mbetet fantazi i shfrenuar për t’i parë të katërt njëkohësisht në dush, çka do të kërkonte sforco ekstra nga Tchoumaeni Valverde dhe Camavinga.

CILI DO TË JETË NUMRI I MBAPPE TE REAL MADRID

Për komunikatën zyrtare duhet pritur fundi i sezonit, por me shumë mundësi fanella e re e Mbappe do të jetë më e shitura në nivel global. Çfarë numri do të ketë? Hipotezat për momentin janë tre. Më pak e dhimbshmja është ajo e numrit 9, aktualisht i lirë pas largimit të Benzema por që teorikisht i është premtuar Endrick, yllit tjetër të së ardhmes. Numri i preferuar i Mbappe është7-ta aktualisht mbi shpatullat e Vinicus, pra dhe më e komplikuar për tu marrë.  Në fund është dhe 10-ta , numri i francezit në kombëtare, dhe që te Reali i përket Luka Modric, në rast lamtumire të kroatit në verë, kjo mund të jetë zgjedhja më e pritshme.

TANI MACRON I LUTET REALIT

Ditën pas lajmërimit të lamtumirës së Mbappe Emmanuel Macron, që në të kaluarën ka bërë goxha presion që sulmuesi të qëndronte në francez, u vu në lëvizje për një tjetër temë, atë të Mbappe në Olimpiadë duke u shprehur;

“Llogaris që Reali i Madridit ta lejojë Kylian për Olimpiadën, kështu që mund të vijë dhe të luajë me skuadrën franceze”, deklaroi Presidenti i Republikës në X, në një video ku ju përgjigjej pyetjeve të ndryshme. Reali i Madridit ndërkohë më parë ka  lajmëruar se nuk ka si synim të lëre të lirë lojtarët e tij për turneun olimpik që nuk bën pjesë në datat e FIFA-s dhe klubet nuk kanë detyrimin për ta bërë diçka të tillë.

/Super Sport

Continue Reading

Sport

Tensione në Romë, goditet me shishe kokës tenisti serb: Shembet në tokë

Debutimi i tensisit serb Novak Gjokovic në turneun Internazionali BNL që zhvillohet në Itali ishte relativisht i qetë, teksa hoqi qafe francezin Corentin Moutet në dy sete, me rezultatet 6-3 dhe 6-1.

Megjithatë, një incident është regjistruar në momentin që Gjokoviç po largohej nga fusha në Romë, pak pasi kishte firmosur autografe për disa fansa.

Kur serbi ishte gati të hynte në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, Nole u rrëzua përtokë, i goditur nga një shishe plastike me ujë që vinte nga tribuna.

Numri 1 i botës u shemb përtokë dhe menjëherë ndërhynë efektivët e sigurisë, të cilët nisën të kërkojnë autorin e sulmit.

Një video e postuar në rrjet tregon mjekët dhe mbikëqyrësin e turneut duke u kujdesur për numrin 1 të botës.

Ndërkohë, pas incidentit është anuluar konferenca për shtyp e Gjokoviç. Në një njoftim të organizatorëve të turneut thuhet se Nole i është nënshtruar ndërhyrjes së nevojshme mjekësore dhe është larguar nga Foro Italico për t’u kthyer në hotel.

Gjendja e tij nuk përbën shqetësim”, nënvizohet në deklaratë.

Continue Reading

Sport

“Aventura me PSG merr fund”/ Mbappe njofton largimin nga kryeqyteti francez

Kylian Mbappe ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me PSG.

25-vjeçari e bëri njoftimin në një postim në mediat sociale të premten dhe konfirmoi se ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes do të jetë kur ata të luajnë me Toulouse të dielën.

Mbappe ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga kryeqyteti francez dhe pritet të firmosë një marrëveshje të shumëpritur për t’iu bashkuar Real Madridit kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.

 

‘Doja të flisja me ju. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju dhe doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint Germain dhe aventura do të marrë fund pas disa javësh.

Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc de Princes të dielën. Kam shumë emocione, ishin shumë vite ku pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez. Një nga më të mëdhenjtë në botë. Gjë që më lejoi të mbërrija këtu për të pasur përvojën time të parë në klub me shumë presion për t’u rritur si lojtar, natyrisht duke qenë përkrah disa prej më të mirëve në histori, disa nga kampionët, të takoj shumë njerëz, të rritem. edhe si burrë. Me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë. Para së gjithash, dua të falënderoj shokët e skuadrës, të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur të gjithë trajnerët, Unai Emery, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier dhe Luis Enrique”, u shpreh Mbappe në video-mesazhin e publikuar në llogarinë e tij.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING