Connect with us

Kosova

Sulmi në veri të Kosovës, kërkohet ndëshkimi i Serbisë për agresionin e 24 shtatorit

Të ndëshkohet Serbia për agresionin e 24 shtatorit
Dje u bënë katër muaj nga agresioni i Serbisë kundër Kosovës përmes sulmit paramilitar dhe terorrist në Banjskë – agresion ky i organizuar nga nivelet më të larta politike dhe ushtarake në Beograd.
Instituti Octopus risjell në vëmendjen e publikut vendor dhe ndërkombëtar se Serbia dhe regjimi i Aleksandar Vuçiqit vazhdon t’i ofrojë mbrojtje shtetërore terroristit Milan Radojçiq dhe grupit të tij paramilitar.
Instituti Octopus po ashtu thekson nevojën që bashkësia ndërkombëtare të shtoj presionin ndaj Serbisë, duke kërkuar përgjegjësi për organizimin e sulmit ndaj Kosovës më 24 shtator, 2023.
Prokuroria dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për ndjeshmërinë e rastit duke mos hezituar në hetimin e mëtejshëm dhe ngritjen e aktakuzave ndaj Milan Radojçiq dhe të tjerëve të përfshirë në sulm.
Është vendimtare që terroristët e përfshirë në sulmin në Banjskë të ekstradohen në Kosovë dhe t’i dorëzohen drejtësisë kosovare, dhe njëkohësisht Serbia të ndëshkohet me sanksione ekonomike dhe politike për cënimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Advertisement