Kronike
I dha fund jetës në komisariat, efektivi kishte 34 vite në radhët e policisë së shtetit
Pas 34-vitesh në radhët e policisë së shtetit, efektivi i policisë Arben Pjeci, nuk e ka përballuar dot ndërprerjen e marrëdhënies së punës, duke u vetëvrarë.
Ai ishte prind i dy fëmijëve dhe me një karrierë të gjatë në polici, por një plagosje e lehtë e pasuar nga një vendim i formës së prerë të gjykatës, çka do ta përjashtonte automatikisht nga policia, bëri që t’i jepte fund jetës pikërisht në ambientet ku kishte punuar për një kohë të gjatë.