Connect with us

Bota

“Gruaja ime ishte k*rvë”, 63-vjeçari vret bashkëshorten dhe tre vajzat në bodrum

Një baba i pesë fëmijëve nga Çikago, akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, sepse, siç i tha policisë, “gruaja ime ishte një k*rvë që kujdesej vetëm për paratë”.

63-vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25 vjeç, Zahia 25 vjeç dhe Hanan 24 vjeç, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Në momentin e vrasësit të katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe flinte. “Ata janë zhdukur të gjithë”, thuhet se ka thënë sulmuesi kur mbërriti policia. “Po shkoj në burg”.

Kasemi, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se “gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht se si mund t’i aksesonte ato”.

“Kam punuar gjithë jetën time për t’i dhënë familjes time një shtëpi më të mirë dhe po trajtohem sikur të jem një …”, u tha burri autoriteteve.

Duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë e shtyu të vriste gratë e familjes së tij, ai tha: Gruaja ime më trajtoi si qen, më merrnin paratë. Përpara vrasjes Kasemi po zihej me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar flinte në një dhomë tjetër.

Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë, ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum, ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme. Babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit. Pas të shtënave, Kasemi ka lajmëruar policinë se gruaja e tij është qëlluar me armë zjarri, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai i tregoi me gisht në bodrum.

“Ata janë larguar,” thuhet se tha ai. “Çdo gjë është në rregull”. Më pas policia e pyeti Kasemin nëse ishte qëlluar dikush tjetër dhe ai u përgjigj se ishin katër viktima: “Po shkoj në burg”, u tha ai oficerëve. “Unë jam i vetmi. Ata janë zhdukur të gjithë.”

Kasemi posedonte përgjithmonë një armë dhe ishte pa precedent penal. Një fqinj që e njihte familjen tha se ishte i tronditur nga vrasja dhe tha se “ata ishin një familje e mirë me një të ardhme të ndritur”.

“Vajza ime i njeh. Shkoi në shkollë me djalin e madh. Ai gjithmonë thoshte se ata ishin të gjithë shumë inteligjentë dhe kishin synime shumë të larta në jetë”.

Të tjerë e përshkruan Kasemin si një njeri që ndihmonte ata që e rrethonin dhe së fundmi kishte pastruar trotuaret nga bora.

Nga ana tjetër, të afërmit e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasje.

“Ai kishte të gjithë këta fëmijë rreth tij. Gruaja e tij nuk u lejua të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem për mediat e huaja.

Bota

Pushuesi gjen 1 milion dollarë kokainë në plazh

Një plazhist në Florida Keys zbuloi një pako të dyshimtë përgjatë vijës bregdetare. Pushuesi lajmëroi autoritetet, duke çuar në gjetjen e 29.5 kg kokainë me një vlerë të vlerësuar prej rreth 1 milion dollarë.

Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA, në bashkëpunim me Zyrën e Sherifit të Qarkut Monroe, iu përgjigjën vendit të ngjarjes dhe morën me sukses pakon, e cila u gjet përgjatë plazhit. Është e paqartë se në cilin vend të Florida Keys u gjet kokaina.

Patrulla Kufitare e Shteteve të Bashkuara publikoi imazhe që tregojnë drogën e mbështjellë në një qese plastike, të siguruar me litarë. Gjetjet e kokainës po ndodhin me frekuencë në rritje përgjatë bregdetit të Floridës. Për shembull, në gusht të vitit të kaluar, kryebashkiaku i Tampës, Jane Castor, gjeti 32 kilogramë kokainë gjatë pushimeve në Florida Keys. Një tjetër zbulim i rëndësishëm u bë në tetor, në brigjet e plazhit Daytona në Volusia County, ku autoritetet gjetën mbi 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Bota

“Bombat u përdorën për të vrarë civilë”, Biden paralajmëron Izraelin: Do ndalojmë furnizimin me armë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.

“Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN.

Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt”. Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun.

Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur shtatë muaj më parë, pasi Hamasi ka sulmuar fillimisht tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah. Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

“Ne nuk do ta furnizojmë [Izraelin] me armë dhe predha artilerie nëse sulmon Rafahun”, tha Biden në intervistën që u transmetua të mërkurën.

Ai tha se SHBA-ja nuk e përkufizon situatën aktuale në Rafah si operacion tokësor.

“Ata nuk kanë shkuar në qendrat e popullsisë. Janë pikërisht në kufi”, tha ai.

“Por, unë ia kam bërë të qartë [kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu] dhe kabinetit të luftës, se ata nuk do ta kenë mbështetjen tonë, nëse futen në këto qendra të popullsisë”, tha presidenti amerikan.

Biden pranoi se armët amerikane janë përdorur nga Izraeli për të vrarë civilë në Gazë.

I pyetur nëse Izraeli ka kaluar “vijën e kuqe”, ai u përgjigj: “Jo, ende”.

Continue Reading

Bota

Avokati amerikan qëllohet për vdekje nga klienti i nevrikosur për porosinë në McDonalds (fotot)

Një avokat është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosinë e tij në një fast-food McDonald’s, pasi tentoi ta qetësonte burrin që po ofendonte stafin, njoftonte policia vendase.

Në ngjarjen e rende në qytetin amerikan të Houston, 46-vjeçari i identifikuar nga familjarët si Jeffrey Limmer, ishte përpjekur të ndërhynte kur klienti përkonte paratë e tij mbrapsht nga punonjësi i McDonalds në autostradën West Interstate 10 në fundjavë.

Por sipas raprotimeve, në vend që të qetësohej, klienti nisi polemikat me Limmer që më pas u kthyen përleshje fizike. Kur më pas ata kishin dalë jashtë në parking, Limmer raportohet se kishte shtyrë përtokë burrin, i cili kishte marrë armën nga makina e tij dhe e kishte qëlluar për vdekje.

Policia tha se Limmer u gjet i vdekur në vendngjarje dhe se oficerët nuk kishin bërë asnjë arrestim pasi autori i dyshuar ishte larguar.

“Xhef gjithmonë ndërhynte për më të dobëtin, donte të bënte gjënë e duhur”, tha për mediat motra e tij Jennifer Thomas.

Limmer jetonte pranë dyqanit ku humbi jetën dhe punonte si avokat me kompaninë Lewis Brisbois në Houston.

Thomas shtoi se nuk çuditej që i vëllai kishte ndërhyrë për t qetësuar burrin e vrau, i cili mbetet në arrati.

Familjarët thonin se shpresonin që ai të kapet dhe të dalë para drejtësisë.

Continue Reading

Bota

Ngjarje e tmerrshme/ Shënjë hakmarrje ndaj bashkëshorti, nëna vret djalin 3 vjeçar më pas dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Antonio të Teksasit, ku një grua në shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortit ka vrarë djalin 3-vjeçar dhe me pas veten.

Savannah Kriger 32 vjeç ka detyruar djalin e saj Kaiden 3 vjeç, t’i thotë lamtumirë babait dhe e vret dhe më pas qëllon edhe veten.

Nënë dhe bir u raportuan të zhdukur të hënën pasi ajo u largua nga puna herët për ta marrë atë nga çerdhja për një takim me një mjek.

Ata u gjetën të vdekur herët në mëngjes të martën, 19 orë më vonë, në një kanal kullues në San Antonio, Teksas , me plagë nga armë zjarri. Kriger duhej të përballej me ish-bashkëshortin e saj Brian Kriger në një seancë dëgjimore për paraburgimin po atë ditë.

Hetuesit mblodhën së bashku orët e fundit të Kriger-it të gjallë, ndërsa ajo shkatërroi dy shtëpi në një sulm me armë, mori djalin e saj dhe u shpreh e gëzuar në telefon që ai nuk do ta shihte më.

Continue Reading

Bota

Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë/ Egërsohet Rusia: Përbën një rrezik të madh

Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska po vëzhgon me kujdes një peticion ukrainas për një ndërhyrje të tillë.

Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës, thuhet se Ukraina duhet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe shteteve të tjera që të dërgojnë trupa për ta ndihmuar Kievin që të zmbrapsë pushtimin rus.

“Regjimi i Kievit është shumë i paparashikueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për media më 8 maj.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren në këtë konflikt nga ushtritë e shteteve të NATO-s bart një rrezik të madh potencial. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë si një provokim të madh dhe sigurisht po e vëzhgojmë situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Është e paqartë nëse peticioni do të mbledhë votat e nevojshme – 25.000 – që kërkon në mënyrë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta miratojë apo refuzojë. Deri mëngjesit e 8 majit, këtë peticion e kanë nënshkruar 1.594 persona.

NATO e ka mbështetur Ukrainën në luftë, duke i ofruar armë të fuqishme, përfshirë tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejtë me trupa, diçka që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se do të çonte në një Luftë të Tretë Botërore.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “do të ishte legjitim” nëse Rusia do të kalonte vijat ukrainase të frontit dhe nëse Kievi do të kërkonte një gjë të tillë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 8 maj se Rusia do të shënjestronte trupat franceze nëse ato do të dërgoheshin në Ukrainë, shtet që po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING