Connect with us

Politike

Garo fajëson popullin: S’keni ndërgjegje! Brezi i ri nuk e di ç’po ndodh…

Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo kërkon më shumë reagim nga shoqëria në lidhje me situatën aktuale në politikën shqiptare.

Garo u shpreh se të rinjtë janë të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për aktualitetin politik.

“Shoqëria e ka detyrim të reagojë. A mendoj që unë opozita është kaq e fortë? Nuk është, ne jemi në ditët më të vështitra, por opozita të paktën e ngre zërin. Qeveria nuk del në një debat.

Shoqëria e pandërgjegjësuar që nuk angazhohet gjen thjesht atë alternativën për të ikur, janë të pandëgjegjësuar. Brezi i ri as që e di fare se çfarë po ndodh.

Nëse shoqëria do ishte më proaktive dhe të merret me gjëra më thelbësore se sa thjesht ato lajme që i dalin në rrjete sociale, shumica e lajmeve janë të pavërteta, atëherë si supozohet të jesh i informuar ti. Edhe shoqëria ka probleme”, u shpreh Floriana Garo.

Advertisement