Connect with us

Aktualitet

SPAK arreston Bashkinë e Tiranës/ Për kë aludon Baton Haxhiu dhe fati i Veliajt

Analisti Baton Haxhiu ka paralajmëruar një tjetër valë të akuzave dhe përfshirjeve të zyrtarëve të lartë bë çështje te hetuara nga SPAK. Duke folur mbi këtë argument në studion e emisionit “Opinion” ai tha se gjatë javës së ardhshme zyrtarë të bashkisë Tiranë do të kenë probleme me drejtësinë.

SPAK-u është produkt i bashkësisë ndërkombëtare dhe për arsye se SPAK do ta derivojë liderin e ardhshëm opozitar. Këta nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë. Kjo opozitë ja ka dhuruar Ramës këto 2 mandate. Unë mendoj që mandati i ardhshëm do ta vendosë Shqipërinë në një situatë të vrazhdë, as nuk besoj që do ketë zgjedhje në 2029, as nuk besoj që qeverisja do jetë kaq e lehtë sa është tani. Për dy arsye; për shkak të korrupsionit që ka kaluar normat do goditet nga njerëzit që janë brenda SPAK. Do e shihni javën e ardhshme dhe javët në vijim. Shikoni veç çfarë do ndodhë me Bashkinë e Tiranës dhe të tjerat”, tha Haxhiu.

Nisur nga arrestimet e fundit ku u godit Taulant Tushe, krahu i djathtë i Veliajt , pra maja e Piramidës së korrupsionit, drejtor i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës , kuptohet që ajo që po paralajmëron Haxhiu është dikush më i madh se Tushe, që logjikisht sipas hierarkisë duhet të jetë Veliaj.

Gjithsesi, kjo mbetet për tu parë javën që vjen, por ajo që është e rëndësishme është se SPAK nuk ndalet dhe pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

Advertisement