Pinknews
Erjona Sulejmani: Nuk kam tradhëtuar kurrë, boll me çiftet e hapura
Erjona Sulejmani i ka kushtuar dje disa orë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke i kërkuar që të bënin pyetje për “probleme të zemrës”. Dhe përgjigjet që ka dhënë kishin pak edhe nga eksperienca personale e modeles shqiptare.
Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, ka zbuluar se nuk ka tradhtuar kurrë gjatë jetës së saj partnerët, por ndërkohë është tradhtuar nga një i tillë, sigurisht pa përmendur se kush ishte.
“Nuk kam tradhtuar kurrë! Dhe nuk do ta bëj kurrë pasi dua të shoh veten në pasqyrë dhe të kem ndërgjegjen e pastër. A më kanë tradhtuar? Kam zbuluar se kisha brirët më të mëdha se një dre në pranverë! Personalisht, nuk do ta falja kurrë një tradhti. Ndaj jam edhe single”, shkroi ajo.
“Pse të mos fal? Pasi ai që të do, nuk të tradhton. Boll me këto çiftet e hapura, këto femra të cilat për para durojnë tradhtitë më të këqija dhe këto burra që nuk janë burra, pasi nuk janë në gjendje që të mbajnë përkrah një person për atë që është realisht, por vetëm për zbukurimin”, shkruante ndër të tjera Erjona në përgjigjet ndaj ndjekësve të shumtë.