Aktualitet
“Altin Dumani ta mbyllë Berishën në çmendinë, ose t’i çojnë një psikiatër në kat të shtatë”
Analisti Ilir Demalia i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentoi situatën politike ditët e fundit, kryesisht për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK dy ditë më parë.
Demalia tha se Berisha vazhdon të sfidojë SPAK-un dhe gjëja që duhet të bëjë Dumani tani sipas tij, është ta mbyllë ish-kryeministrin në çmendinë.
Berisha, tha analisti, ka ndaluar procesin e demokracisë dhe është shkaktari kryesor i kësaj gjendje që jemi sot.
“Berisha i ka bërë zhele me Duman e çfarë ka SPAK-u sepse nuk i bëjnë dot gjë. Ku e kanë frikën? Nuk e di.
Ai nuk ka të drejtë të japë intervista publike, sepse është në arrest. Nuk ka të drejtë të komunikojë. Del dhe dhëndri i vet e komunikon më publikun.
Si ka mundësi kjo liridalje? Mirë Berisha nuk ka turp, po SPAK-u nuk ka turp dhe autoritet? Po kjo shoqëri? Sepse edhe diferenca është e tmerrshme prandaj bën kështu ai.
Pastaj është përkrahja e televizioneve që thonë Berisha ka bërë punë të mira. Berisha ka ndaluar procesin e demokracisë dhe është shkaktari kryesor i kësaj gjendje që jemi sot. Nuk ka ballafaqim”, tha Demalia.