Connect with us

Sport

Liverpooli kontakton me agjentët pasi tre menaxherë të Ligës Premier supozohen të zëvendësojnë Kloppin

Liverpooli thuhet se ka kontaktuar me agjentë pasi tre menaxherë të Ligës Premier kanë dalë si kandidatë për të zëvendësuar gjermanin Jurgen Klopp.

Të premten në mëngjes, Klopp tronditi botën e futbollit duke njoftuar se do të largohej nga Liverpool në fund të sezonit 23/24.Që nga njoftimi tronditës, trajneri i Bayer Leverkusenit dhe ish-mesfushori i Reds, Xabi Alonso është aktualisht favoriti i basteve për të zëvendësuar Kloppin.Procesi për gjetjen e pasuesit të Klopp tani ka marrë tjetër drejtim dhe sipas The Athletic, klubi nga Anfield tashmë ka filluar të bëjë kontakte me agjentët.Përveç Alonsos, trajneri i Brentfordit, Thomas Frank thuhet se admirohet nga hierarkia e Liverpoolit.Përveç kësaj, trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi dhe menaxheri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou mund të jenë gjithashtu në listën e kandidatëve të mundshëm.Larg Ligës Premier, trajneri aktual i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, gjithashtu është lidhur me lëvizjen në Anfield pas Euro 2024.Megjithatë, Klopp ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së zëvendësuesit të tij.

 

Sport

‘Rrezikova të vdisja’, rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit

Ylber Ramadani ka kaluar momente të vështira për shkak të një problemi në qafë, që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje. Për DAZN lojtari i Kombëtares dhe Leçes ka thënë se gjendja ishte shumë serioze, teksa rrezikoi të vdiste.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.

Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë. “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”

Më 23 prill Leçe lëshoi ​​një komunikim zyrtar mjekësor.

Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një infeksion në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit.”

 

Continue Reading

Sport

Partizani, Shehi para Skënderbeut: Futemi në fushë për fitore, kjo skuadër lufton deri në fund për trofeun

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes gjysmëfinale të “Final Four” ndaj Skënderbeut.

“Është e vërtete që nis një fazë e re, por fazë shumë e shkurtër prej 10 ditësh dhe vetëm dy ndeshje, të cilat vendosin shumë. Pas 36 javësh jemi munduar të freskonim pak skuadrën me disa minuta më pak në ndeshjen e fundit që në këtë periudhë të riaftësojmë dhe afrojmë me grupin Taipin e Carën që i janë bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës. Skuadra është e plotë dhe e përqendruar për takimin e nesërm.

Kemi edhe një seancë të fundit stërvitore sot dhe aty do të vendosim përfundimisht se kush do ta nisë nga fillimi e kush jo. Pas seancës së sotme do e vendosim, edhe pse e kemi një ide. Pas saj do të vendoset 100%.

Me të gjitha skuadrat vijmë pas një përballje prej 4 herësh se kështu është formati. Me disa ke një bilanc pozitiv, me disa je aty-aty, apo me disa të tjera bilanci është negativ. Unë mendoj se në këtë fazë, cilado skuadër që futet, mund të ketë pretendimet e veta, çka e vështirëson shkallën e vlerësimit dhe përqendrimit, se një ndeshje është, nuk ka tjetër. Dhe në kuadrin e kësaj, ne do ta vlerësojmë Skënderbeun si skuadër që është renditur e katërta, ka objektivat e veta dhe është skuadër që do të kërkojmë ta mundim për të shkuar në finale.

 

 

Barazimi? Kur futesh në ndeshje të tillë, e shoh si ndeshje Kupe, me formatin e viteve më përpara, kur ke marrë rezultat të mirë në ndeshjen e parë në fushën e ekipit kundërshtar dhe kur kthehesh në shtëpinë tënde ke dy rezultate. Mendoj se nuk është se na favorizon shumë, por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos e humbur përqendrimin, që të mos e mendojmë në asnjë sekondë që kemi dy rezultate dhe kjo na ul pastaj dozën e përqendrimit, vlerësimit dhe motivimit se në futboll gjithçka ndodh dhe nuk ia lëmë asnjëherë asaj që edhe me barazim kalojmë.

Se për çfarë luan Skënderbeu, nuk më takon mua të flas, të ketë objektivat e veta dhe bëjë çfarë të dojë. Objektivi ynë i vetëm është që me 26 maj të shkojmë në finale.

Formulën e dinim që në fillim, mendoj se Partizani ka zhvilluar sezonin e dytë të mirë dhe mbi mesatare dhe shumë të mirë. Pse e them këtë? Sepse nëse vitin e kaluar e mbylli kampionatin me 67 pikë, këtë vit e mbyll me 64 pavarësisht se çfarë formule është. Dhe kjo tregon vazhdimësi, një qëndrueshmëri të skuadrës dhe mentalitet të mirë. Mendoj se në Shqipëri, nga eksperienca që kam unë, shumë pak skuadra mund ta bëjnë këtë, që të kenë një vazhdimësi dhe të mbyllin kampionatet vitin mbrapa me të njëjtën kuotë pikësh. Kjo tregon mentalitet dhe vazhdimësi, duhet të ngulmojmë për këtë pasi është shumë e rëndësishme në ngulitjen e mentalitetit dhe atë që duam ne, që skuadra jonë të jetë gjithmonë në majë të renditjes”, tha ndër të tjera Shehi.

Continue Reading

Sport

Juventus fiton Kupën e Italisë

ROMË – Juventusi mundi 0-1 Atalantën në ‘Olimpico’ për finalen e Kupës së Italisë dhe siguroi trofeun numër 15-të në këtë kompeticion, më shumë se gjithë skuadrat e tjera në Itali. Skuadra e Max Allegrit nuk del pa trofe këtë sezon, teksa bëri një lojë mbrojtëse, kjo edhe falë paraqitjes së mirë nga bergamaskët.

Ndeshja do niste malore për Atalantën që pësoi gol pas vetëm katër minutave lojë. Një aksion i bukur bëri që Vlahovic mos falte dhe me të djathtën kaloi “Zonjën” shumë shpejt në epërsi. Pas golit të pësuar Atalanta kontrolloi pothuajse shumicën e lojës, por pjesa e parë u mbyll me shumë raste.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me Atalantën në kërkim të barazimit. Mbrojtja e bardhezinjve u tregua në nivelin e duhur duke mos pësuar, teksa Vlahovic gjeti rrjetën e dytë në minutën e 75.

Në këtë moment ‘në lojë’ u fut VAR, që për milimetra anuloi golin e dytë të serbit. Më pas Atalanta kishte mundësi me Lookman, që nga jashtë zone e stampoi topin në shtyllën e djathtë pingule të Perin, teska ‘Zonja’ ishte me fat.

Në kundërsulmin e radhës, Miretti ktheu “reston” dhe goditi shtyllën për Juven, ndërsa Berat Gjimshiti luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë. Notë 7.4 për kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një paraqitje të mirë, por pa mundur të fitojë trofeun e parë me Atalantën. Gjatë minutave shtesë Max Allegri, trajneri i Juves “u tërbua” me arbitrin, teksa Maresca e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes me karton të kuq.

Në fund të gjashtë minutave shtesë Juve siguron trofeun e 15-të në Kupën e Italisë, ndjekur nga Roma e Inter me nga nëntë të tillë. Atalanta e ka fituar këtë trofe një herë në vitin e largët 1963.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Continue Reading

Sport

VIDEO / Taulant Xhaka nuk e duron provokimin kundërshtarit, e ndjek deri në zhveshtore

    

Mesfushori Taulant Xhaka s’e ka duruar provokimin e portierit kundërshtar, ku vendosi ta ndjek deri në zhveshtore e pastaj ndërhynë lojtarët për t’i ndarë.

Baseli mori një fitore të madhe 2:0 ndaj Lausenn-Sport, por pas pjesës së parë ndodhi një incident mes lojtarëve.

Kapiteni i Baselit Xhaka vrapoi nga gjysma e fushës në kabinë për t’u përleshur me portierin Jeremy Vachoux, i cili ngacmojë tifozët e skuadrës kundërshtare

Duke paë mënyrën si Xhaka iu afrua kundërshtarit, lojtarët e dy skuadrave reaguan menjëherë për t’i ndarë e qetësuar situatën.

 

Continue Reading

Sport

Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe ‘prek’ titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League

Manchester City fitoi 0-2 kundër Tottenham në Londër edhe është me “një dorë” te titulli kampion për të katërtin vit radhazi në Premier League. Haaland me dopietë bëri që Tottenham zyrtarisht të jetë jashtë Champions League për edicionin e ri.

 

Në Londër ndeshja nisi me skuadrat të kujdesshme. Dueli i prapambetur për raundin e 34-t u zhbllokua nga Haaland në minutën e 51. Sulmuesi nuk gaboi pas asistit të De Bruyne dhe me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën.

 

Në minutën e 69 City u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar, me portierin Ederson që doli i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Ortega. Pikërisht ky i fundit bëri heroin e “Qytetarëve” duke ndalur Son në një aksion “tek për tek”, me pritjen me këmbë që ishte deçizive në minutën e 85-të.

Në shtesën e parë sërish Haaland ktheu në gol një penallti të fituar nga Doku, duke bërë që pas javës së 37-të Man. City të rikthehet në krye të Premier League me 88 pikë, dy më shumë se Arsenali.

Do jetë e diela e 19 majit kur Premier League do zhvillojë javën e fundit të sezonit, atë të 38-të dhe Manchester City duhet të fitojë në shtëpi kundër West Ham për të mbrojtur titullin kampion, teksa Arsenal duhet të shpresojë në “një nder” nga West Ham dhe të fitojë kundër Everton për të fituar trofeun e Premier League. Dukshëm City është me “një dorë” te titulli kampion.

Nga Premier League zyrtarisht në Champions League për sezonin e ri do marrin pjesë ekipet e Man. Cityt, Arsenalit, Liverpoolit dhe Aston Villas.

Renditja e Premier League pas javës së 37-të:

Continue Reading
Advertisement

TRENDING