Bota
Kapet trafikanti shqiptar i droges në Itali, si e ”tradhtoi” qesja e mbeturinave
Karabinierët italianë në zonën e Aleksandrisë arrestuan të premten një shtetas shqiptar, i cili prej kohësh ishte nën vëzhgimin e policisë italiane.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, dyshohet se ishte pjesë e trafikut të kokainës dhe kanabisit në zonë.
Gjatë mbikqyrjes policore ai është parë disa herë duke hyrë në një shtëpi në lagjen Pista Vecchia të Alessandriass dhe gjatë orëve të pasdites u filmua duke hedhur disa qese me mbeturina.
Policia fillimisht kontrolloi përmbajtjen e asaj që ishte hedhur në plehra nga ana e shqiptarit.