Connect with us

Politike

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, ministri Balla shuan heshtjen

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, vizitoi këtë të hënë Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës.

Në një prononcim për mediat, Balla foli për situatat problematike të krijuara nga ngjarjet kriminale duke theksuar se vrasjet pa autor do të sjellin shumë shpejt rezultat në kapjen e autorit. I pyetur në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Balla tha se çështja është nën hetim nga prokuroria e Lezhës dhe se Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje për këtë rast.

Pyetje: Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie. A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj?

Ministri Balla: Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.

Politike

Mazhoranca nismë për të kontrolluar SPAK? Mesazhi i fortë i amerikanëve dhe BE për Prokurorinë e Posaçme

Përfaqësuesit e diplomasisë amerikane dhe asaj evropiane në Tiranë shfrytëzuan një konferencë mbi ditën e drejtësisë të mbajtur të premten në Tiranë për të siguruar publikun e gjerë por edhe funksionarët e sistemit të drejtësisë për mbështetjen për Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përkundrejt deklaratave me nënkuptime të funksionarëve të ndryshëm të maxhorancës socialiste dhe spekulimeve se SPAK mund të vendoset nën sulm nga të dyja krahët e politikës, siç duket, të pakënaqura me hetimet e deritanishme mbi korrupsionin, abuzimin me detyrën apo shkeljen e barazisë në tenderë.

I ngarkuari me Punë i SHBA-në në Shqipëri, David Wisner, u shpreh se “Reforma në Drejtësi dhe suskseset e saj janë të pakthyeshme” ndërsa nuk i kurseu lavdet për rezultatet e deritanishme.

“Ne presim tërësisht që institucionet që u krijuan 112 vjet më parë, u krijuan më 2016, do të jenë këtu për një kohë të gjatë. Nuk ka diskutime për këtë sepse është populli shqiptar që është shprehur se e do këtë,” tha Wisner.

Duke iu drejtuar zyrtarëve të sistemit të drejtësisë, Wisner tha se “puna juaj për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin janë premtuese.” Por ai shtoi se “më shumë duhet të bëhet nga politikanët, nga institucionet dhe nga çdokush që është i interesuar për një demokraci më të fortë në Shqipëri.”

 

 

I njëjti mesazh u përcoll dhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato i cili tha se “reforma në drejtësi duhet çuar para dhe këto rezultate duhet t’u shërbejnë qytetarëve”.

“Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të tilla”- theksoi ai duke shtuar se “BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë”.

Mesazhet e kumbarëve të kësaj reforme që u miratua në vitin 2016 me konsensus politik vijnë në një moment kur ka zëra nga mazhoranca që aludojnë për një jetëgjatësi afatshkurtër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Një javë më parë gjatë një interviste në Televizionin Publik ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e cilësoi këtë strukturë si të përkohshme me afat 9-vjeçar, ndërkohë që prokurorët kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Deklaratat shumëkuptimëshe dhe spekulimet se dy palët kryesore politike mund të kenë rënë dakord pas dyerve të mbyllura për ndryshime ligjore që mund të cënojnë Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionet besohet se sakaq kanë krijuar pasiguri mes prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët përballen rregullisht me sulme apo me opinione negative nga të dyja krahët e politikës.

Çështja kryesore në diskutim është fati i prokurorëve të SPAK pasi mandati i tyre kushtetues mbaron. Ky mandat është nëntëvjeçar. Dy ide kryesore qarkullojnë në këtë kontekst, njëra që prokurorëve të SPAK t’u lejohet një mandat i dytë ose pa afat dhe tjetra që në fund të mandatit, të mund t’u garantohet një vend pune në prokurorinë e apelit të Tiranës.

Puna e SPAK ka krijuar shqetësime në të dyja krahët e politikës me hetimin e ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Së fundmi mazhoranca ka ndërmarrë një iniciativë për një komision të posaçëm parlamentar bipartizan për të analizuar punën e drejtësisë dhe për të ndërmarrë reforma të reja, që sipas saj, do të ndihmojë në luftën anti-korrupsion. Ndonëse socialistët këmbëngulin që përpjekja e tyre nuk synon të godasë SPAK, vetë diskutimi nëse synon apo jo duket se mjafton për të krijuar presion të papërshtatshëm mbi ta.

Wisner tha se SHBA do të mbështesë përpjekjet për reforma por la të kuptohet se këto reforma duhet të jenë “në përputhje me Kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit.”

Partnerët perëndimorë të Shqipërisë, SHBA dhe BE, janë përballur disa herë në të shkuarën me maxhorancën qeverisëse në lidhje me pavarësinë e sistemit gjyqësor. Në rastin më domethënës, në dhjetor të vitit 2022, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri disa deklarata të tensionuara në lidhje me procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të SPAK dhe paralajmëroi për rrezikun e ndërhyrjes politike në proces ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj në një rast duke thënë se kreun e SPAK “nuk e zgjedh ambasada.” /BIRN/

 

Continue Reading

Politike

Votimi për delegatët e Kongresit/ Balla: Në shtator ndezim ‘motorët’ për fushatën zgjedhore të 2025-ës

Procesi i rienergjizimit në Partinë Socialiste është futur në një fazë tjetër, ku tashmë anëtarët e organizatave socialiste po zgjedhin me votë 950 delegatët e rinj të Kongresit. Ministri Taulant Balla thotë se ky është një test për strukturën e Partisë Socialiste para muajit shtator, kur pritet që të ndezin ‘motorët’ për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla tha se ky qark do të përfaqësohet në Kongres me 140 delegatë dhe është qarku i dytë me numrin më të madh të përfaqësuesve.

“Procesi i rienergjizimit ka hyrë në fazën e vet më të rëndësishme. Është momenti kur të gjithë anëtarët thirren për të votuar delegatët, pra përfaqësuesit në Kongres. Qarku i Fierit është një ndër qarqet më të mëdha për nga numri i delegatëve që përfaqësohet në Kongres, për shkak të 14 mijë anëtareve. Në përfundim të procesit do kemi edhe delegatët që do përfaqësojnë Fierin në Kongres. Procesi ka ecur shumë mirë, jam i sigurt që edhe nesër do kemi një pjesëmarrje të lartë. Ky është edhe një test për strukturën tonë të partisë para shtator kur ndizen motorët për zgjedhjet parlamentare 2025”, tha Balla.

Deri tani tha Balla procesi ka ecur mirë, ndërkohë si risi shihet përfaqësimi gjinor ku përkatësisht meshkuj edhe femrat do të kenë nga 50 përqind të delegateve. Ndërsa një risi tjetër sipas drejtuesit politik të Fierit do të jetë edhe përfaqësimi i sa më shumë të rinjve.

“Nga 140 delegatë që ka Fieri, 70 do jenë burra dhe 70 gra. I kemi dhënë kësaj radhe një mbështetje në përfaqësim të rinjve, se numri i të rinjve si kandidatë është më i larti se asnjëherë tjetër. Do na garantojë që mbi 35% e delegatëve të jenë të rinj të profesioneve të ndryshme që të garantojmë që në 140 delegatët e fierit të rinjtë të kenë peshën që u takon”, tha Balla.

Procesi i votimit për delegatët e Kongresit zgjat sot deri në 19:00 dhe hapet nesër nga ora 08:00 të mëngjesit deri në 16:00.

Continue Reading

Politike

‘Do të jetë fitore më shumë se…’/ Klosi parashikon rezultatin e PS-së në zgjedhjet e 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, ka parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2025. I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të merrte PS, Klosi është përgjigjur se do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik i vjetshëm, teksa ju është referuar zgjedhjeve bashkiake ku u shpreh se PS fitoi 56 nga 61 bashki.

 “Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, apo të dielën, ne kemi një sondazh të vjetshëm, ku fituam 56 bashki nga 61. Një vit më parë, sot jemi një 1 vit nga fitorja e 14 majit, ku puna e PS dhe e Ramës dha një rezultat të jashtëzakonshëm. Do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik. Nuk dyshoj se do të ketë më shumë se në zgjedhjet e fundit.”, u shpreh Klosi.

Më tej Klosi është shprehur se PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt ndërsa sa i përket drejtësisë ai shtoi se nuk ka asnjë koment vendimet e drejtësisë të asnjë lloji.

“Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, – tha Klosi.

Continue Reading

Politike

“Sa të thahen rrobat e banjos…”, Vangjeli për mbledhjen e PS

Analisti Lorenc Vangjeli e konsideron një retorikë zgjedhore fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur disa ditë më parë.

Deklaratat u bënë një natë më parë në Top Channel.

Vangjeli: Rama bëri Big Beng-un e tij, pas 120 minutave fjalim, shpërthimi që pasoi mund ta identifikojmë frymën e fushatës së nesërme, të gjithë strategjinë e PS e cila në 11 muaj që nga sot do të shkojë të kërkojë një mandat të katërt, retorikë zgjedhore pjesë e një kurthi të madh që ka rënë e gjithë politika, demokratët ende po mbushen me frymë, nënshtresa kryesore e saj është pakënaqësia ndaj Spak, të gjithë nuk e duan por askush nuk guxon të thotë diçka të tillë, do të donin ta pengonin por s’mund ta bëjnë.

Ky është për ta kuptuar kjo lloj oferte e Ramës është aksion politik ku disfata vlen më shumë se sa fitorja, Rama mbetet vetëm dhe shkon në zgjedhje duke thënë këta më kanë penguar shikoni se ç’do të bëj nesër. Janë vetëm 11 muaj deri në prillin e ardhshëm, sikur të punojnë me efektivitet në parlament, po sa të thahen rrobat e banjos sa të përgjumemi gjatë vapës, ka filluar. Shikoni sa i madh është frustrimi i i politikës.

Continue Reading

Politike

“Unë frikë nga burgu? Po më habisni”, Meta ‘e lëshon’ Kryemadhin: Përgjegjësia është individuale!

Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, mirëpo ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, në Debat nga Alba Alishani, presidenti i Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu.

“Po ca burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë”, tha Meta.

Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollat e kalbura që bien nga pema”. Sipas tij, përgjegjësia është personale.

“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, përfundoi Meta 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING