Connect with us

Aktualitet

Kurtit, me thupër qortuese/ Ja çfarë deklaroi deputeti i kuvendit të Kosovës

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur lidhur me vizitën e emisarit europian Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi.

Haliti konsideron se vizita e Lajçakut ka për qëllim shtyrjen përpara të integrimit për në Bashkimit Europian për të dyja palët.

“Vizitat e të ngarkuarit e BE për ndërmjetësim në mes të Kosovës e Serbisë, është në vazhdën e diplomacisë fluturuese. Besoj se qëllimi i Bashkimit Europian është eliminimi i pengesave të dy anshme Kosovë-Serbi , me qëllim që të dyja palëve t’iu hapet rruga për integrim të papenguar në BE”- ka thënë Haliti.

Sipas tij, BE-ja po luan me karotën pa e përdorur shkopin, edhe pse ndaj Kosovës siç tha ai, përdori thuprën qortuese duke aluduar në sanksionet e vendosura.

“Unioni Europian akoma po luan me karotën pa përdorur shkopin, edhe pse kundër qeverisë së Kurtit përdori thuprën qortuese. Asociacioni është bërë pengesa kryesore përsa i takon zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara e të zotuara për zbatimin e tyre” – ka thënë deputeti Haliti.

Advertisement