Kronike
Me profesion bankiere, kush është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA
Suela Saliaj, me profesion bankiere, në sektorin e shërbimit të klientit, është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj.
32-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërsa ish-partneri i saj 34 vjeç rrëmbeu vajzën e tyre dhe tentoi të arratisej por më vonë u arrestua nga policia.
Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Suela Aliaj, prej shumë vitesh kishte eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre. Mediat amerikane raportojnë 34-vjeçari e vrau gruan në brenda banesës, ndërsa pas ngjarjes së rëndë mori vajzën e tyre 8 vjeçe dhe tentoi të arratisej, por u arrestua pak orë më vonë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Muhaj ka goditur edhe të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Ata u treguan autoriteteve dinamikën e ngjarjes.
Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, e cila ishte rrëmbyer nga i ati.
Vendi ku ndodhi vrasja
Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve. Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por dyshohet se çifti jetonte në vende të ndara nga njëri-tjetrin.