Rajon
Aksident fatal/ Raportohet për një të vdekur dhe 20 të lënduar
Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një veture dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë, në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar.
Në vendin e ngjarjes jetën e humbi 24 vjeçari, shofer i automjetit.
Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.
Nga Spitali i Manastirit thonë për Alsat Maqedonia, se kanë pranuar 20 pacientë, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, përcjell klan kosova.
Ekpsertiza në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë, ende është duke hetuar vendngjarjen.