Connect with us

Aktualitet

Të “braktisur” nga qeveria/ Të moshuarit në Durrës: As ilaçe nuk blemë dot…

Çdo ditë në tregun e fruta-perimeve në Durrës pensionistët numërojnë qindarkat e fundit ndërsa çmimet janë vetëm në rritje.

“Vetëm dyfishimi i pensioneve është zgjidhje që të blejmë produktet ushqimore pasi nga pagesa e faturave dhe ilaçeve, nuk mbetet çfarë të ushqehemi gjithë muajin”, shprehen te moshuarit.

Tregtaret në Durrës thonë se fuqia blerëse ka rënë në maksimum, aq sa në një dite normale numri i tregtarëve është me i madh sesa i blerësve.

Produktet vendase dhe të importit janë me shumicë në treg. Me pakicë është vetëm numri i qytetareve të cilët janë larguar dhe kanë mbetur kryesisht mosha e tretë e cila nuk ka fuqi blerëse.

Tregtarët e pakicës thonë se ekonomia është ne rënie të vazhdueshme me uljen drastike të popullsisë e cila reflektohet me mungesën e xhiros.

Advertisement