Politike
Sula: Kemi humbur shumë kohë, “grupimet” duhet t’i thërrasin mendjes dhe të bëjnë opozitë
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi situatën aktuale të opozitës. Ai theksoi se opozita ka humbur kohë për të bërë rolin e saj përballë mazhorancës, për shkak të ndasive që ka pësuar në vitet e fundit.
“Padiskutim është për të ardhur keq që prej dy vitesh e gjysmë që problemet me opozitës e kanë penalizuar opozitën shqiptare, por të mos harrojmë se kanë penalizuar edhe shoqerinë shqiptare sepse me ngjarjet me të cilat kanë ndodhur me mazhorancën skandal pas skandali apo megaskandali, nuk do ishte jashtë çdo lloj logjike politike morale, një qeveri s’duhet të rrijë në këmbë ose të paktën të tronditet shumë fortë nga themelet dhe këtë e bën opozita sepse prandaj është sistem demokratik”, tha ai në një lidhje direkte për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus.
“Fakti që opozita ka pasur problematike mes vetes së vet ka krijuar edhe këtë ngërç shumë të madh”, shtoi ai.
Opozita është ndarë në disa grupe, PD zyrtare, “grupi i Bardhit” dhe “Rithemelimi”, teksa janë parë disa tentative të një ribashkimi. Si po veprohet?
Nga ana tjetër, cila është ‘lëvizja’ që PD zyrtare po ndjek në këtë tentativë bashkimi?