Connect with us

Politike

Arben Ahmetaj: Jam kokë turku, kanë trilluar Veliaj dhe Balluku, por Rama s’e ka besuar

Arben Ahmetaj ka folur për prishjen me Ramën. Ai akuzon Veliajn dhe Ballukun se ngritën teorinë që ai kishte shitur dosjen e inceneratorëve.

“Unë kam pasur disa herë përplasje me kryeministrin. Disa herë personale, disa herë profesionale, por deri në ruajtje të kufijve. Teoria e konspiracionit që kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe Ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, por nuk besoj se Edi Rama e ka besuar.

E ka besuar Lefter Koka, por jo Rama. Ai e ka përdorur këtë për t’i vënë tapë kësaj gjëje. Kjo u përdor si justifikim për t’u gjetur koka e turkut. Edhe pse nuk kisha firmosur unë isha mik me Mirel Mërtirin. Ndaj duhej gjetur një person si unë” – tha Ahmetaj.

Politike

Nga incidenti deri tek kritikat për BE, çfarë ndodhi gjatë takimit të Ramës në Itali

Takimi me mbështetësit e tij në Milano rezultoi më i “vakët” krahasuar me tubimin që Edi Rama zhvilloi disa ditë më parë në Greqi.

Ajo që binte në sy në pallatin e sportit në Milano përtej flamurit të Shqipërisë nuk mungonte as ai i Bashkimit Europian apo edhe i Italisë. Ndryshe nga çfarë ndodhi në Greqi ku mbështetësit e Ramës ishin porositur që mos mbanin flamurin grek për të përcjellë tek publiku propagandën që dëshironte Rama, “nacionalitet” dhe “patriotizëm” për Shqipërinë e cila çdo ditë dhe më shumë braktiset nga të rinjtë.

Nuk ishte shumë e qartë nëse Rama në Itali takoi emigrantët apo patronazhistët dhe administratën siç bëri në takimin që zhvilloi në Athinë dhe ku u dëshmua qartë se me dhjetëra autobusë kishin shkuar të mbushur nga të gjithë bashkitë e vendit për të mbushur sallën e Edi Ramës në Athinë.

Nga vëzhgimi i thjeshtë disa ditë më parë kompanitë ajrore 5-fishuan çmimin e biletave të fluturimeve pikërisht për datën 26 maj, e cila përkon me ditën kur Rama mbajti takimin me mbështetësit e tij në Itali.

Rama në fjalën e tij përpara mbështetësve në turin në Milano, deklaroi se shqiptarët edhe nën komunizëm kthenin antenat nga Italia, vend që e donin edhe nën diktaturë. Rama shprehet se shqiptarët edhe në vitet 1990 u diskriminuan, ndërsa sot janë qytetarë të barabartë të Europës.

“Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.”, tha Rama.

  • Rama “lëshoi” kritika ndaj Bashkimit Europian

Kryeministri Edi Rama nga Italia ka lëshuar “kritika” ndaj Bashkimit Europian. Rama tha se BE nuk duhet të zgjerohet me “hapin e breshkës” duke justifikuar dështimin e plotësimit të “detyrave” që Unioni i ka vendosur qeverisë socialiste e cila është e zhytur në korrupsion.

“Ne shqiptarët jemi të barabartë për ecurinë e fatit të atij projekti etnik, në rrugën e fateve tona të pandashme evropiane, ku shtetet Evropës demokratike, o ja dalin të gjithë në krye së bashku si evropianë pa dallim o mbetemi prapa botës të gjithë bashkë, në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.

Gjermania e quajti ribashkim dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces me kritere standarde, por edhe me lojëra politike. Ndërsa BE iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent dhe duke bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë”, tha nder te tjera Rama.

  • “Njollë turpi!”/ Rama: Shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët e Italisë nuk i ndryshuan emrat masivisht siç ndodhi me shqiptarët e Greqisë, që sipas tij është një njollë turpi.

Rama tha se megjithëse shqiptarët e Italisë nuk u përballën me të njëjtën situatë me ata të Greqisë, sërish sipas tij, ata kanë përjetuar vuajtje të shumta gjatë viteve të para të emigracionit.

“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë në një tjetër formë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë dhe që do të mbetet njollë turpi në historinë demokratike të Europës. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit pas asaj zileje përndjekëse e ‘e stato albanese’”, tha Rama.

  • Përzuri mbi 1 milion shqiptarë në 10 vite, Rama justifikohet: Opozita gënjen

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Italia akuzave të opozitës, lidhur me takim e parë të zhvilluar me diasporën, atë në Greqi, ku u tha se stadiumi ishte mbushur me administratën e marrë me autobusë nga Tirana.

Rama u shpreh po ashtu se akuzat e opozitës së nga vendi janë larguar 1 milion shqiptarë, është një gënjeshtër e ligë. Kreu i qeverisë pranoi që nga Shqipëria kanë ikur shumë të rinj, por dështimin e tij e justifikoi duke sulmuar opozitën.

Ndërkohë vlen të theksohet se gjatë qeverisjes së këtij që po reciton për eksodin e shqiptarve ne Itali, janë larguar nga vendi me shumë se 1 milionë shqiptarë. Kjo është e vërteta më e keqe që ky njeri dhe pushteti i tij u kane sjellë e bërë shqiptareve këto 10 vjet.

“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptar. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës. Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijë të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë. Po e vërtetë është kanë ikur në këto 10 vite shumë shqiptarë, kanë ikur më shumë se janë kthyer, e vërtetë është që kanë ikur”, tha Rama.

  • Incident në takimin e Ramës në Milano, Diaspora shpërndan fletushka

 

Një incident është regjistruar sot në pallatin e sportit në Milano ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me mbështetësit e tij.

Disa emigrantë shqiptarë hodhën në sallë fletushka me mesazhin: “Dua të votoj 2025, nga Diaspora”.

Pas kësaj, emigrantët u nxorën me forcë nga salla ku ajo që binte në sy ishte prezenca e shumtë e truprojeve të Edi Ramës.

  • Reagimi i Berishës

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga organizatorët e takimit të kryeministrit, Rama në Milano ndaj aktivistëve të cilët kërkojnë votën e diasporës.

Berisha ka shpërndarë videon në të cilën shihen qartë që organizatorët po tentojnë ti nxjerrin me dhunë të rinjtë studentë që kërkojnë të respektohet e drejta legjitime dhe kushtetuese e tyre.

“Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës”, shkruan Berisha teksa publikon videon me poshte:

Continue Reading

Politike

Përplasjet në turin e Milanos/ Berisha: Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit

Një grup shqiptarësh janë bërë pjesë e takimit që kryeministrit Edi Rama në Milano, në kuadër të turit me diasporën. Ata kanë shpalosur një banderolë ku kërkohet vota e diasporës në zgjedhjet 2025.

Ky grup është përplasur më shqiptarët të cilët ishin në takim, të cilët kanë tentuar t’i nxjerrin jashtë, dhe më në fund ia kanë arritur.

Përplasjen mes aktivistëve që kërkojnë votën e diasporës për zgjedhjet e 2025 dhe të pranishme në stadiumin në Milano e ka publikuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

 

 

Berisha shprehet se aktivistët për votën e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025 janë heronj të vërtetë të emigracionit dhe diasporës.

Continue Reading

Politike

“Përplasja e të rinjve me rojet e Ramës”/ Berisha: Nderim heronjve të vërtetë të diasporës

Sali Berisha ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga organizatorët e takimit të kryeministrit, Rama në Milano ndaj aktivistëve të cilët kërkojnë votën e diasporës.

Berisha ka shpërndarë videon në të cilën shihen qartë që organizatorët po tentojnë ti nxjerrin me dhunë të rinjtë studentë që kërkojnë të respektohet e drejta legjitime dhe kushtetuese e tyre.

“Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës”, shkruan Berisha teksa publikon videon me poshte:

Continue Reading

Politike

Rama thirrje emigrantëve të Itali: Kthehuni në Shqipëri e sillni dijet e kursimet tuaja

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

Ai tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.
Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh.

Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.
Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Rama mesazhe emigrantëve në Itali: 421 mijë prej jush do marrin pensione

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në turin në Milano të Italisë, përpara mbështetësve tha se shqiptarët sot kanë arsye të jenë krenarë.

Rama theksoi se nga marrëveshja me pensionet me Italinë përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Ai iu dha mesazhin shqiptarëve në Itali, se nëse ndonjë italian i sheh shtrembër, ata kanë të drejtë ta shohin në sy dhe t’i thonë “nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon”.

Edi Rama: Afër çerek milioni prej jush jeni qytetarë italianë, 3/5 e juaja jeni përqendruar në veriun e Italisë. Janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare në shtetin italian. 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë. Ju heshtët zilen e paragjykimit të tmerrshëm, që iu shoqëroi drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë. Edhe Shqipëria po fiton betejën e saj të drejtë në kërkim të kurorës të munguar të drejtësisë, me Zot, ligj dhe zakon në familjen e shteteve të Europës. Ju jeni pjesë e familjes europiane. Shqipëria nga një vend i rrezikshëm, sot është ndryshe. Nëse dikush ju sheh shtrembër, keni të gjitha arsyet t’i thoni nëse ka ndonjë gjë këtu. Shqiptarët janë sot krenar për Shqipërinë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING