Aktualitet
“Një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë e di nofkën e Martinajt”, Hoxha tregon rregullat e SKY
Gazetari Artan Hoxha, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje përgjimet në rrjetin SKY, i cili nxori “zbuluar” narkotrafikantë, persona të përfshinë në korrupsion apo në botën e krimit.
I ftuar në “Breaking”, Hoxha tha se ky aplikacion është përdorur nga politikanë, banda shumë të rëndësishme dhe persona të rrezikshëm si Ervis Martinaj apo Nuredin Dumani, të cilët nuk përdornin emrin e tyre por komunikonin me kode.
“Prokuroria ka marrë të dhëna nga persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët kanë përdorur sistemin dhe ata i dinë kodet. Ai e di se çfarë nofke ka pasur për shembull Ervis Martinaj, i cili ka pasur disa telefona, nuk e di sa kanë gjetur, por një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë e di se çfarë kodi ka pasur. Ai ia jep kodin Prokurorisë dhe Prokuroria kërkon në sistem me atë kod”, tha Hoxha.
Nuredin Dumani, një emër shumë i njohur për policinë, akuzohet për disa vrasje, në rrjetin SKY, sipas Hoxhës njihet si “Toto Rino”, një nofkë apo kod që ai thotë se e ka nxjerrë vetë dhe që më pas veproi edhe SPAK-u.
“Të dhënat duke qenë shumë voluminoze, duhet të shikosh çfarë po flasin ata. Unë i kuptoj nga eksperiencat që kam. Nxora një kod para tre muajsh dhe përmenda kodin “Toto Rino”, pastaj mbrapa dola dhe thash që ky kod, është një nga telefonat që ka përdorur Nuredin Dumani. Kaq u desh që më mbrapa të dilnin të dhëna mbi këtë. Kolegë të mijë mund t’i kenë të dhëna, por nuk e dinë që “Toto Rino” është Nuredin Dumani, se nuk flasin me emra. Është e vështirë t’i kapësh. Aty nuk ka pasur video, fotot i shikoje por janë të paaksesuesehme, rrjeti kishte disa rregulla të veta. Në ato moment dolën informacione për këto kode dhe veproi SPAK-u”, tha gazetari.