Kosova
Rrezikohet veriu i Kosovës? KFOR zhvillon patrullime në terren përgjatë kufirit me Serbinë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR është shprehur përmes një njoftimi se po zhvillon patrullime përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.
“Toga italiane e inxhinierëve ORF kryen një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në një postim në Facebook, krahas pamjeve ku shihen pjesëtarët e KFOR-it në terren.
KFOR-i shprehet se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e tyre.