Lifestyle
Kjo është mosha e saktë kur njerëzit ndihen më të lumtur
Me kalimin e kohës, dihet që pjekuria është një nga standardet që “vulos” shumë vendime në jetë, por lumturia duket se ka një moshë të caktuar kur arrin kulmin.
Hulumtimet tregojnë se sa më shumë të rriteni, aq më të sigurt dhe më të kënaqur ndiheni. Personat në të 60-tat e tyre kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur dhe të sigurt në vetvete. Por, cili është sekreti? Në fakt, nuk ka një përgjigje të vetme, por disa faktorë që ndikojnë te lumturia.
Në këtë moshë ka më shumë maturi dhe mençuriKy është rasti kur mendja përmirësohet me moshën. Të dhënat e publikuar në “National Institute of Mental Health”, tregojnë se njerëzit e moshës 18-25 vjeç kanë shkallë më të lartë depresioni. Ndonëse pandemia rriti normat e stresit në të gjithë botën, përfshirë edhe të moshuarit, personat mbi 50 vjeç kanë treguar normat më të ulëta të depresionit.
Me kalimin e viteve, jeta bëhet më e sigurtVitet e gjimnazit apo mosha 20 vjeç janë si më të trazuara, njëherësh edhe më të vështirat. Një punim i vitit 2018-të, i botuar në revistën “Psychology Bulletin”, zbuloi se vetëbesimi arrin kulmin rreth moshës 60 vjeç, për shkak të një mjedisi më të qëndrueshëm. Në këtë moshë, ju keni krijuar marrëdhënie të qëndrueshme, keni një punë të mirë ose keni ndihmuar fëmijët tuaj të rriten të lumtur dhe me vetëbesim.