Connect with us

Politike

Denoncimi/ Albana Vokshi: Më kanë goditur në këmbë gardistët

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka bërë një denoncim.

Ajo tha se është goditur nga gardistët ditën e djeshme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ndërsa po tentonin të futeshin në seancën plenare.

Vokshi theksoi se së bashku me kolegët është dhunuar fizikisht.

“Unë jam goditur në pjesët e poshtme të këmbës nga gardistët. Nuk e di a kam hematoma. Jam dhunuar fizikisht. Na kanë shtyrë, na kanë goditur nga këmbët.

Dhe kolegët e mi janë goditur. Ne i bëmë thirrje dhe punonjësve të gardës. Çdo punonjës i gardës mendoj se duhet të ketë  një lloj morali, sepse beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar”-tha ajo.

Ndërsa ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi e quajti qesharake protestën e djeshme.

Murrizi: Ne nuk kemi bërë protestë, shpresoj që  të fillojë me 20 shkurt.

Vokshi: Nuk i heqë asnjë pikë e asnjë presje, Murrizit. Unë gjykojë se është protestë.

Murrizi: Unë them se është tubim.

Vokshi: Ata thyen xhamat e dritareve ose xhamat e gjithë dyqaneve, por ama në fund të ditës është e drejtë proteste.

Murrizi: Përplasen me policinë me hunj në dorë ato.

Vokshi: Ne kemi ligjin nga Rama që dhe nëse njofton policinë se ka protestë ty të arreston

Advertisement