Bota
Një kompani koreano-jugore u jep punonjësve 75,000 dollarë sa herë që bëhen me fëmijë
Kompania me bazë në Seul synon t’i japë secilit prej punonjësve të saj 100 milionë won Korean (75,000 dollarë) sa herë që ata kanë një fëmijë. Përveç kësaj, ajo do të japë një total prej shtatë miliardë dollarësh koreanë (5.25 milionë dollarë) në para për punonjësit që kanë lindur gjithsej 70 foshnja që nga viti 2021.Një zëdhënës i “Booyoung” tha se ky kompensim monetar është i dedikuar si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Presidenti i Booyoung, Lee Joong-keun tha se kompania ofron mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për punëtorët e saj për t’i ndihmuar ata me barrën financiare të rritjes së fëmijëve. Punonjësve me tre foshnja do t’u jepet një zgjedhje midis marrjes së 300 milion won Korean (225,000 dollarë) në para të gatshme ose një qiraje shtëpie nëse autoritetet sigurojnë tokë për ndërtim.
“Booyoung” është një kompani e themeluar në vitin 1983 dhe që atëherë ka ndërtuar më shumë se 270,000 njësi banimi.Kompani të tjera private të Koresë së Jugut, si dhe vetë qeveria, ofrojnë stimuj financiarë për të inkurajuar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë. Megjithatë, rritja e “Booyoung” është më e madhja deri më tani.
Stimuj të ngjashëm ekzistojnë edhe në Kinë, ku popullsia është në rënie për dy vite me radhë.Një nga agjencitë më të mëdha të udhëtimit në botë, Trip.com e Kinës ka njoftuar se punonjësit që kanë punuar në kompani për të paktën tre vjet do të marrin një bonus vjetor prej 10,000 juanë (1,376 dollarë) për çdo fëmijë të porsalindur. Ai bonus do të paguhet deri në vitin e pestë të jetës së fëmijës.