Connect with us

Sport

PSG i gatshëm të transferojë Rashford por…

Marcus Rasfhord vazhdon të mbetet një objektiv serioz i PSG-së. Sipas “Sky Sports”, PSG nuk ka hequr dorë tërësisht nga interesi për lojtarin anglez.PSG është përpjekur dhe ka dështuar të nënshkruaje me sulmuesin e Manchester United në të kaluarën dhe u pengua plotësisht kur ai nënshkroi një kontratë të re me klubin anglez.Mes problemeve të tij të fundit me United, thuhet se PSG është i gatshëm të transferojë anglezin vetëm nëse ai do të pohojë që dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Sport

Legjenda e Liverpul për “Telegraph”: Grupi B do të jetë fatal për Italinë

Për Xhimi Karrager nga Grupi B do të mbijëtojnë skuadra si Spanja dhe Kroacia.

Në këndin e tij të opinionistëve, ish-mbrojtësi legjendar i Liverpul ka parashikuar se ky grup, i konsideruar si “i ferrit”, do të jetë fatal për kampionët e Europës në fuqi.

“Për mendimin tim Italia nuk kalon fazën e grupeve.

Ata gjenden në një grup të fortë dhe mund ta kenë shumë të vështirë që të kualifikohen edhe mes të tretave më të mira të turneut”, tha Xhimi Karager.

Continue Reading

Sport

Tifozët e Francës të frikësuar për Mbappe, trajneri Deschamps i qetëson të gjithë

Lajmet e disa ditëve më parë ku shkruhej se Mbappe është dëmtuar kanë shqetësuar jo pak tifozët e Francës. Gjithsesi, trajneri i “Gjelave”, Deschamps i ka qetësuar të gjithë, në konferencën e zhvilluar së fundmi.

“Kylian pësoi një goditje në ndeshjen e fundit kundër Luksemburgut. Gjithsesi,  mund të kishte luante 50 minuta ndaj Kanadasë, nuk ka asnjë rrezik. Skuadra franceze me ose pa Kylian, ka diversitet” – tha ai. Kujtojmë se Mbappe u aktivizua 15 minuta mbrëmë.

Ylli i ri i Real Madrid premton shumë për Europianin dhe një nga më të kuotuarit për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

Continue Reading

Sport

Euro 2024/ Italia mbërrin në Dortmund, atmosferë pozitive te axurrët

Italia synon që të lërë gjurmë në Europian, teksa është në një grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Skuadra axurrre, trajneri dhe stafi mbërritën sot pasdite në Dortmund, në Gjermani, ndërsa grumbullimi është planifikuar për në Iserlohn, në North Rheinland.

Situata është mjaft e mirë te lojtarët, teksa i vetmi problem për Spalletin është Barella, me këtë të fundit që ende nuk dihet nëse do luajë apo jo ndaj Shqipërisë me 15 qershor. Stërvitja e parë do të zhvillohet të  martën, përgatitjet do të fokusohen në aspektin tekniko-taktik, e natyrisht një vëmendje të veçantë do i kushtohet analiza e rivalit të parë, Shqipërisë.

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Tjetër vlerësim për Dakun, goli i sulmuesit kuqezi votohet si më i miri i sezonit

Mirlind Daku zhvilloi një sezon fantastik në radhët e Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi kuqezi, pasi u përfshi në formacionin e edicionit në elitën e këtij vendi, tashmë ka marrë një tjetër vlerësim.

Goli i Dakut ndaj CSKA Moscow në derbi është votuar si më i miri i sezonit.26-vjeçari luajti 28 ndeshje, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër asiste. Sulmuesi për momentin, është i impenjuar me Shqipërinë në Europianin që nis pas pak ditësh.

Continue Reading

Sport

‘Dua të bëhem ikonë e Kombëtares”, Armando Broja flet me zemër: Emri im të mos harrohet kurrë’

Armando Broja është një nga talentet e Kombëtares që për të flitet gjithëmonë shumë. 22-vjeçari pritet të shkëlqejë në Euro 2024 me fanelën e kombëtares.

Broja dëshiron të bëhet një ikonë e Kombëtares dhe emri i tij të mos harrohet kurrë.

Sulmuesi kuqezi për “Gazetta dello Sport” thekson se diçka të tillë do të bëjë gjithmonë për babain dhe Shqipërinë.

“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta… Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”, ka deklaruar talenti i Kombëtares
Continue Reading
Advertisement

TRENDING