Connect with us

Bota

Norvegjia: 24 milionë euro për UNRWA këtë vit, por më shumë nëse nevojitet

Këtë vit, Norvegjia do të dhurojë 275 milionë korona (pak më shumë se 24 milionë euro) për UNRWA. Kështu njoftoi Ministria e Jashtme në Oslo, duke saktësuar se “për shkak të katastrofës humanitare në Gaza, mund të ketë fonde shtesë”.Agjencia e OKB-së për Palestinezët kohët e fundit përfundoi në qendër të një skandali pasi Izraeli akuzoi disa punonjës të saj për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Disa vende reaguan duke njoftuar një pezullim të donacioneve, por Oslo u kërkoi atyre të konsiderojnë pasojat më të gjera të veprimeve të tyre mbi popullin e Gazës, duke qenë se UNRwA është organizata kryesore që ofron ndihmë për palestinezët.

Agjencia e OKB-së paralajmëroi javën e kaluar se mund të detyrohet të ndërpresë të gjitha aktivitetet në Lindjen e Mesme deri në fund të muajit për shkak të mungesës së fondeve.

Advertisement