Bota
Horror/ Dy prindërit mbanin të mbyllur në kafaz vajzën e tyre, i jepnin ushqim qeni
Jacob William Way, 37 vjeç dhe Mimi Ann Frost, 33, po përballen me akuza të forta, duke përfshirë abuzimin, ndaj vajzës së tyre 6-vjeçare.
Prindërit akuzohen se e kanë mbajtur vajzën e tyre gjashtëvjeçare të mbyllur, madje edhe të zhveshur, në një kafaz qensh, duke i dhënë ushqim qenit. Hetimi nisi më 6 shkurt, kur efektivët e policisë vizituan shtëpinë e çiftit.
Kur mbëritën, e gjetën shtëpinë në një gjendje të mjerueshme, të mbushur me plehra. Babai i fëmijës fillimisht thirri një ambulancë pasi vajza e tij 6-vjeçare pësoi një krizë kur një nga fëmijët e tjerë që jetonin në shtëpi u përpoq ti bënte një banjë.
Fëmijët u thanë zyrtarëve se 6-vjeçarja jetonte në një kafaz qensh dhe rrihej me një fshesë. Në fakt, babai nuk i ka lejuar efektivët brenda dhe e ka nxjerrë vetë 6-vjeçarja nga shtëpia.
Trupi i vogëlushes ishte i mbuluar me plagë të hapura. Kur mbërriti në spital, u konstatua se vuante nga hipotermia. “Vajza qëndronte në këtë kafaz e zhveshur dhe pa ushqim.
Ajo dënohej nëse dilte nga kafazi për të marrë ushqim”, tha prokurori, duke shtuar se kishte prova që “të paktën disa” nga fëmijët e tjerë ishin të përfshirë në abuzim.
Policia gjeti tetë qen dhe dy mace në shtëpi, të cilën e përshkruan si një “çmendinë” në dokumentet e gjykatës.
Sipas kallëzimit penal, vajza i ka thënë psikologut se çdo natë është detyruar të hajë ushqim për qentë dhe të flejë në kafaz.
Përveç rrahjeve, ajo tha se babai i saj e qëlloi në këmbë me një armë zjarri.