Connect with us

Kronike

Përplasen dy automjete me njëra-tjetrën, shoferët përfundojnë në spital

Më datë 13.02.2024, rreth orës 15.20, në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, pranë kryqëzimit të fshatit Kuç, automjeti tip “Isuzu” me drejtues shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Kuç është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Përparimaj.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement