Kosova
Pretendimi i Petkoviçit/ Nëse Kurti do të kujdesej për paqen…
Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vërtetë do të kujdesej për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbisë, ai fillimisht do formonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili u garanton serbëve të drejtat kolektive dhe individuale.
Kështu ka pretenduar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili ka deklaruar se “Serbia e Aleksandër Vuçiç, nuk është kërcënim për askënd”.
“Zjarrvënës i Ballkanit është Albin Kurti. Ai është kërcënim për paqen në këto zona, por edhe kërcënim për arsyen e shëndoshë me deklaratat e tij të papërgjegjshme” – ka deklaruar Petkoviç.
Nga ana tjetër, Drejtori ekzekutiv i një organizate jo-qeveritare me seli në Mitrovicë të Veriut, Dushan Radakoviç, ka vlerësuar se faza tranzitore prej 3 muajsh për çështjen e valutës shtetërore serbe nuk është e mjaftueshëm për të gjetur një zgjidhje për ndalimin e Dinarit në shit-blerje dhe transaksione financiare në Kosovë. Këtë situatë me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, Radakoviç, e ka cilësuar si shumë të çuditshme.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb do të zgjasë tre muaj.
Lajmin e ka kumtuar BQK-ja përmes një komunikate për media, ku thuhet se kanë hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.