Connect with us

Politike

Evi Kokalari: Ky nuk është bashkim, do të degjenerojë në mediokritet total

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbi lëvizjet e fundit në kampin opozitar ku deputetët e Gazment Bardhit janë bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kokalari nuk e ka cilësuar si bashkim këtë lëvizje, pasi sipas saj, bashkimi i vetëm është foltorja me PD zyrtare të vulës.

Kokalari shprehet se edhe kjo tentativë do degjenerojë në mediokritet.

“Ky nuk eshte bashkim. Bashkimi i vetem eshte foltorja + PD zyrtare e vules.

Ne kete moment thjeshte jane bashkuar te gjitha forcat qe thjeshte duan vulen dhe nuk e marrin dot

Prandaj, si cdo gje tjeter, dhe kjo tentative do te degjeneroje ne mediokritet total”, shkruan ajo.

Advertisement