Bota
SHBA-ja ndalon sulmin kibernetik që vinte nga një rrjet i lidhur me shërbimet ruse
Departamenti Amerkan i Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se ka penguar një sulm kibernetik nga një rrjet i lidhur me shërbimet ruse, shkruajnë mediat e huaja.
Sekretari Merrick Garland tha: Departamenti i Drejtësisë po përshpejton përpjekjet tona për të penguar fushatat kibernetike të qeverisë ruse kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë, përfshirë Ukrainën. Në këtë rast, shërbimet e inteligjencës ruse iu drejtuan grupeve kriminale për t’i ndihmuar ata të synonin ruterët e shtëpive dhe zyrave, por Departamenti i Drejtësisë e prishi planin e tyre.
Ende nuk dihet nëse sulmi lidhet me informacionet që dolën nga një deklaratë e fshehtë nga përfaqësuesi Mike Tumer, kryetari republikan i Komitetit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Tumer paralajmëroi në deklaratën e fshehtë për një kërcënim serioz për sigurinë e SHBA-së.